13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet dhe qetësia mendore e të siguruarit

Sigurimet dhe qetësia mendore e të siguruarit

E dini atë shprehjen: “Çdo gjë që mund të shkojë keq, do të shkojë keq.”

Për fat të mirë, sigurimet, si sigurimi i automjetit, i apartamentit, i përgjegjësisë së fqinjit mund të shërbejnë si mbrojtje.

Imagjinoni një aksident të papritur automobilistik. Automjeti juaj dëmtohet, automjeti i palës tjetër po ashtu dhe aksidenti është shkaktuar nga ju.

Me sigurimin e detyrueshëm të automjetit, TPL-në, mund të reduktoni barrën financiare dhe stresin që shoqëron një situatë të tillë. Sigurimi TPL mund të mbulojë riparimin e automjetit tjetër, dëmet e mundshme të shkaktuara ndaj drejtuesit tjetër dhe, në varësi të mbulimit, mund të ndihmojë edhe me shpenzimet mjekësore nëse dikush lëndohet.

Nëse keni një sigurim nga aksidentet personale dhe një sigurim KASKO, të dyja sigurime vullnetare shtesë, edhe kostot e trajtimit tuaj shëndetësor, si shkaktar aksidenti dhe dëmet në mjetin tuaj, do të përballohen nga kompania e sigurimit sipas masës së paracaktuar në kontratat përkatëse të sigurimit.

Tani imagjinoni se ktheheni në shtëpi pas pushimeve, ku u përballët me peripecitë që listuam në dy paragrafet e mësipërme dhe zbuloni se, veç të tjerash, edhe një tub i plasur i fqinjit tuaj ka përmbytur banesën tuaj. Stresuese, apo jo? Këtu hyn në veprim sigurimi i përgjegjësisë fqinjësore. Nëse fqinji juaj e ka këtë sigurim, me të ju mund të zhdëmtoni dëmet e pësuara në banesën tuaj.

Kjo është vlera e vërtetë e sigurimeve: qetësia mendore nga të papriturat.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat