23.4 C
Tirana
Thursday, November 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurime.Online i bashkohet nismës kundër mashtrimit me sigurime të rreme: Ghost Broking

Sigurime.Online i bashkohet nismës kundër mashtrimit me sigurime të rreme: Ghost Broking

Sigurime.Online, portali i vetëm i specializuar në vend për lajmin nga industria e sigurimeve dhe risigurimeve, i bashkohet i pari në Ballkan nismës ndërgjegjësuese “Ghost Broking: See through the scam” për parandalimin e mashtrimit me sigurime të rreme.

Kriminelë të njohur si “Ghost Brokers” (ndërmjetës fantazmë) synojnë personat që kërkojnë sigurim më të lirë për automjetin.

Ata shtiren si ndërmjetës ose agjentë të ligjshëm, por polica që shesin mund të jetë e falsifikuar, e pavlefshme ose e anuluar pa dijeninë e blerësit. Shumë viktima e zbulojnë mashtrimin vetëm pas një aksidenti, kur paraqesin kërkesë për dëmshpërblim ose kur u thuhet se sigurimi i tyre nuk vlen.

Si veprojnë mashtruesit

Ata mund të reklamojnë sigurime të lira në rrjete sociale ose aplikacione mesazhesh, të kontaktojnë viktimat përmes grupeve të komunitetit dhe rrjeteve personale, të krijojnë dokumente të falsifikuara, të lidhin polica me të dhëna të rreme, ose ta anulojnë policën pasi viktima ka paguar dhe ta mbajnë vetë rimbursimin. Një rekomandim nga një mik, i afërm ose anëtar i komunitetit nuk garanton që personi është i ndershëm.

Shenjat paralajmëruese

Duhet kujdes kur dikush:

  • ofron sigurim përmes WhatsApp-it, mesazheve direkte ose mjeteve të tjera të enkriptuara;
  • përdor adresë elektronike personale në vend të asaj të biznesit;
  • premton çmim që duket tepër i mirë për të qenë i vërtetë;
  • kërkon transferim parash në llogari bankare personale;
  • ushtron presion për të vendosur shpejt;
  • refuzon të japë të dhëna për kompaninë ose prova autorizimi;
  • thotë se mund ta ulë çmimin duke ndryshuar adresën, profesionin, moshën, historikun e drejtimit ose të dhëna të tjera.

Dhënia e informacionit të rremë e bën policën shumë të mundshme të jetë e pavlefshme.

Pasojat

Blerësi mund të humbasë paratë e paguara, t’i anulohet polica dhe të mos mund të kërkojë dëmshpërblim. Mbi të gjitha, rrezikon të trajtohet si shofer pa sigurim, me gjobë dhe, sipas legjislacionit përkatës, sekuestrim të mjetit, ndërkohë që të dhënat personale i ekspozohen mashtrimeve të mëtejshme.

KËTU NIS ALARMI I PARË: verifikimi në amf.gov.al

Në Shqipëri, mbrojtja më e thjeshtë është verifikimi i policës te faqja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (amf.gov.al). Shërbimi elektronik “Verifikimi i policës së sigurimit motorik” u mundëson qytetarëve ose subjekteve të marrin online vërtetimin me vulë elektronike të vlefshmërisë së policës aktuale MTPL që disponojnë për mjetin motorik në pronësi të tyre. Dokumenti me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.

Të dhënat për policat e sigurimit të detyrueshëm motorik gjenerohen nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve, sipas raportimit nga shoqëritë e sigurimeve, në përputhje me aktet nënligjore.

Nëse shfaqet mesazhi “Nuk ka të dhëna!”, arsyet janë dy:

  • nuk ka mjet motorik të regjistruar në pronësi të qytetarit ose subjektit;
  • nuk ka policë sigurimi të vlefshme për mjetin motorik.

Rregulli bazë: sigurimi i lirë nuk është gjithmonë ofertë e favorshme. Nëse një ofertë duket tepër e mirë për të qenë e vërtetë, ndaloni, kontrolloni dhe verifikoni para se të jepni paratë.

Verifikimi i dytë është kontakti me qendrën e kompanisë së sigurimeve që ai pretendon se përfaqëson. Gjen numrin në rrjet të qendrës së kontaktit të kompanisë dhe kërkon verifikimin e të dhënave të policës që keni në duar me ato që i rezultojnë kompanisë në sistem, nëse rezulton në sistem.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat