19.8 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi mund të sigurohen mjetet financiare për përballimin e "sëmundjes së shekullit"?

Si mund të sigurohen mjetet financiare për përballimin e “sëmundjes së shekullit”?

Sipas GLOBOCAN 2024, në Shqipëri u vlerësuan 9,176 raste të reja me kancer gjatë vitit 2024. Incidenca e standardizuar sipas moshës ishte 191.1 raste për 100 mijë banorë.

INSTAT, tumoret përbënin 15.3% të të gjitha vdekjeve në Shqipëri në vitin 2024, duke qenë grupi i tretë kryesor i shkaqeve të vdekjes, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut dhe grupit të simptomave/shenjave e sëmundjeve të papërcaktuara mirë.

Diagnostikimi në kohë dhe mbështetja e nevojshme financiare mund të ndihmojnë në përballimin e trajtimit të tumoreve.

Por si mund të sigurohen mjetet e nevojshme financiare për përballimin e këtyre sëmundjeve?

SIGAL Insurance Group, me produktin e sigurimit shëndetësor Jetë Plus me Cash, ofron dëmshpërblim monetar të menjëhershëm në rast se i siguruari diagnostikohet me një sëmundje tumorale.

Ky produkt ofron një shtrirje të gjerë moshore në mbulim, nga 0 në 80 vjeç.

Sipas kontratës së këtij produkti, nëse i siguruari diagnostifikohet me tumor malinj invaziv, ose me tumor beninj të trurit, ai përfiton 100% të shumës së siguruar.

Pasi dorëzohen raportet e kërkuara sipas kushteve të kontratës, i diagnostifikuari, në mënyrë që të përballet si ta gjykojë vetë më të mirën e tij me sëmundjen, përfiton shumën financiare si dëmshpërblim. Kjo paracaktohet në kontratë: 10, 20 apo 50 mijë euro.

Tumori malinj duhet të verifikohet përmes raportit histopatologjik.

Ky produkt ndryshe quhet sigurimi i anti-tumorëve, pasi për dedikim të vetin ka sigurimin e mjeteve financiare të nevojshme për përballimin e sëmundjes së shekullit.

Në sigal.al, ky produkt mund të konsultohet, mund të përllogaritet çmimi si edhe mund të blihet online.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat