19.8 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria automobolistike mes naftës dhe elektrifikimit

Shqipëria automobolistike mes naftës dhe elektrifikimit

Tregu shqiptar i automjeteve të reja vijon të mbështetet fort te motorët me naftë, edhe pse të dhënat e XPRIMM tregojnë se edhe në Shqipëri ka nisur të bëhet e dukshme tendenca drejt automjeteve elektrike dhe hibride.

Sipas tabelës së XPRIMM Motor Insurance Report FY2025, Shqipëria regjistroi 82,931 automjete të reja, bazuar në të dhënat për vitin 2024.

Nga këto, 56,773 automjete, ose rreth 68.5%, ishin me motor diesel, ndërsa 15,111, ose 18.2%, me benzinë.

Automjetet me energji alternative arritën në 11,047 njësi, ose rreth 13.3% të totalit, ndërsa automjetet vetëm elektrike me bateri (BEV) ishin 2,843, rreth 3.4% e regjistrimeve të reja.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria shfaq një pozicion interesant.

Pesha e automjeteve elektrike tërësisht me bateri është më e lartë se në Bosnjë dhe Hercegovinë (0.7%), Kroaci (1.9%) dhe Mal të Zi (1.8%), por mbetet pas Polonisë (7.2%), Rumanisë (5.6%), Greqisë (6.2%) dhe veçanërisht Turqisë (16.7%). Në Kosovë, BEV përbën vetëm rreth 1.4% të makinave të reja të regjistruara.

Në nivel të BE-së, diferenca është edhe më e dukshme: nga 10.94 milionë makina të reja, rreth 2.25 milionë ishin automjete me energji alternative, ndërsa 1.89 milionë ishin vetëm elektrike, duke e çuar peshën e BEV në rreth 17.3%.

Megjithatë, shifrat shqiptare tregojnë edhe një element tjetër: hibridet mbeten ende një kategori relativisht e vogël. N

ë tabelë janë evidentuar 1,542 hibride benzinë-elektrike dhe 730 hibride diesel-elektrike, ndërsa të dhënat për plug-in hybrid nuk janë të disponueshme.

Ky zhvillim duhet parë në kontekstin më të gjerë të tranzicionit të flotës europiane.

Siç thekson raporti, ndryshimi i regjistrimeve të makinave të reja nuk përkthehet menjëherë në ndryshimin e flotës në qarkullim.

Në Europën Qendrore dhe Lindore, ku importi i automjeteve të përdorura vijon të ketë peshë të madhe, makinat e reja elektrike bashkëjetojnë me një flotë më të vjetër, duke e bërë tranzicionin më gradual.

Për Shqipërinë, kjo do të thotë se nafta vazhdon të jetë motori kryesor i tregut të makinave të reja, ndërsa elektrifikimi po shfaqet si një trend në rritje, por ende larg strukturës së tregut europian.

Për industrinë e sigurimeve motorike, ky ndryshim sjell njëkohësisht mundësi dhe sfida të reja, pasi automjetet moderne elektrike dhe hibride mund të kenë teknologji më të avancuar, por edhe kosto të ndryshme riparimi dhe dëmesh.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat