28.4 C
Tirana
Wednesday, August 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkrumbohen ekskavatorët: Si trajtohet dëmtimi i qëllimshëm në sigurimin KASKO?

Shkrumbohen ekskavatorët: Si trajtohet dëmtimi i qëllimshëm në sigurimin KASKO?

Disa mjete të rënda pune u përfshinë nga flakët në Mamurras, duke pësuar dëme të konsiderueshme. Lidhur me ngjarjen janë ngritur dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat.

Nga pikëpamja e sigurimeve, nëse një ngjarje e tillë provohet se është shkaktuar nga veprime të qëllimshme ose keqdashëse të personave të tretë, pa dijeninë e të siguruarit, ajo mund të klasifikohet si riski “Dëmtimi nga akte keqdashëse”.

Megjithatë, ekziston një parim themelor në sigurime: nëse provohet se i siguruari ka pasur dijeni, ka bashkëpunuar ose është përfshirë në organizimin e dëmtimit, ngjarja nuk përfiton mbulim nga sigurimi KASKO.

Me dijeni nënkuptohet edhe dijenia për rrezikun: “një kërcënim paraprak”.

Sigurimi është krijuar për të mbrojtur nga ngjarjet e papritura dhe të pavullnetshme, jo nga dëmet e shkaktuara me dijeninë ose pjesëmarrjen e vetë të siguruarit.

Për këtë arsye, në raste të dyshuara për zjarrvënie të qëllimshme, rezultati i hetimeve është vendimtar për të përcaktuar jo vetëm përgjegjësinë penale, por edhe nëse plotësohen kushtet për përfitimin e dëmshpërblimit sipas policës së sigurimit.

Nga sa raportohet në media, pa synuar asgjë tjetër veçse interpretimit të përgjithshëm teorik, dijenia e një lloj rreziku ka ekzistuar dhe në rastin konkret, me fort të ngjarë, pa paragjykuar tërësinë e rrethanave, sigurimi KASKO nuk do të aktivizohej.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat