24.7 C
Tirana
Thursday, September 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSërish zjarr në një hotel në Vlorë, pesë sigurimet që çdo sipërmarrës...

Sërish zjarr në një hotel në Vlorë, pesë sigurimet që çdo sipërmarrës hotelerik duhet të njohë

Për të disatën herë këtë verë ngjarja aksidentale përsëritet: brenda një jave ndodh tre herë. Kondicioneri i një hoteli në Tiranë, trupi dhe pompat e dy hoteleve të ndryshme në Vlorë.

Të gjitha këto ngjarje aksidentale me zjarr kanë qenë ngjarje të sigurueshme.

Që do të thotë se, sikur të ishin të siguruara, peshën financiare të rikthimit në normalitet të biznesit do ta merrte përsipër siguruesi.

Po çfarë duhet ditur nga sigurimet në rastin e një sipërmarrësi hotelerik? Me një plan të mirë të integruar, biznesi mund të sigurohet ndaj rreziqeve kryesore dhe të vazhdojë të funksionojë pa pengesa, edhe kur flakët e papritura i afrohen.

A) Siguracioni i pronës/biznesit,

B) Përgjegjësia Civile,

C) Sigurimi i aksidenteve,

D) Ndërprerja e biznesit,

D) Sigurimi i përgjegjësisë së drejtuesve.

Sigurimet e shpjeguara: 

A. Sigurimi i pronës mbulon dëmet në ndërtesa dhe makineri. Me vetëm 1 euro për metër katror, biznesi mund të sigurojë godinën dhe paisjet nga zjarri dhe tërmeti deri në 1000 Euro dëmshpërblim për metër katror. Në varësi të objektit dhe risqeve, çdo sigurues sygjeron mbulimin më të mirë të riskut të biznesit. Nëse zjarri shkrumbon mjediset e një fabrike prej 200 m², atëherë dëmi që do të paguante siguruesi do të ishte 200,000 euro.

B. Sigurimi i ndërprerjes së aktivitetit  kompenson humbjet financiare kur biznesi ndalon punën si pasoje e nje zjarri apo rreziku tjeter te siguruar. Nëse zjarri do të shkrumbonte fabrikën, biznesi do të ndërpriste aktivitetin për të paktën 50 ditë, duke shkaktuar një humbje ekonomike(fitim i munguar). Me sigurimin e ndërprerjes së aktivitetit, i cili nuk kushton shume, biznesi do të kishte mundësi të zhdëmtonte fitimin e munguar gjatë këtyre ditëve. Kjo do t’i garantonte pronarit likuiditet dhe mbrojtje financiare edhe në rast të shkatërrimit të plotë të aktivitetit.

C. Sigurimi i aksidenteve mbron punonjësit, i dëmshpërblen ata nëse kanë paaftësi të përkohshme, si edhe i dëmshpërblen deri në dy paga vjetore në rast paaftësish të përjetshme ose në rast vdekjeje. Sigurimi i posaçëm i personelit nga aksidentet në punë mbulon dëmtimet e personelit gjatë punës. 24 paga mujore në rast fataliteti apo invaliditeti të plotë, opinion të dytë mjekësor në spitalet më të mira në SHBA dhe Europë, zbritje në klinikat private dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore deri në 150,000 Lekë. Për një punonjës me rrogë vjetore 1.5 milion Lekë në fabrikë, me mbulim prej 2 pagash vjetore, kostoja e sigurimit do të ishte vetëm 90 euro në vit.

D. Përgjegjësia civile mbulon dëmet ndaj palëve të treta, çdo dëm që origjinon nga biznesi dhe dëmton palët e treta mbulohet nga siguracioni i përgjegjësisë.

E. Ndërsa sigurimi i përgjegjësisë së drejtuesve, i njohur si D&O Liability Insurance, mbron administratorët dhe menaxherët nga pasojat e vendimeve të gabuara, neglizhencës apo mosmenaxhimit të rrezikut. Aksionarët ua besojnë kompaninë drejtuesve, por kur këta nuk sigurojnë biznesin apo nënshkruajnë kontrata të gabuara, dëmi nuk është vetëm financiar, por edhe ligjor dhe reputacional.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat