Zjarri në kodrat e Mallakastrës ngriti alarmin edhe për banesat e Drenovës. Për fat, zjarrëfikëset ndërhynë në kohë. Alarmi megjithatë mbetet i lartë. Zjarret janë bërë tashmë një përditshmëri. Kudo dhe kurdo mund të përballemi me to. Zjarri në kodrat e Drenovës mund të prekte dhe banesat dhe ky është një alarm se kudo ku ky rrezik është prezent, duhet pritur me një përgatitje më të lartë: sigurimin e pronës nga zjarri.
Në rast se prona është e siguruar për rrezikun e zjarrit, SIGAL dëmshpërblen dëmet e mbuluara nga polica, duke mbuluar deri në 90% të vlerës së dëmit, sipas kushteve të kontratës. Përveç dëmit material, polica parashikon edhe rimbursimin e disa shpenzimeve të nevojshme për kufizimin dhe minimizimin e pasojave të zjarrit, si edhe, brenda kufijve të përcaktuar në kontratë, shpenzime për pastrimin e zonës së dëmtuar dhe largimin e mbetjeve.
Çfarë do të përfitonte banori i Mallakastrës, nëse zjarri do të prekte banesat e Drenovës dhe ato do të ishin të siguruara?
Së pari, siguruesi do të dëmshpërblente të siguruarin për humbjen, dëmtimin
ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe
aksidentale si pasojë e zjarrit, në varësi të shumës limit të sigurimit, të zgjedhur gna vetë klienti.
Vetëm 2,500 lekë në vit, online në sigal.al dhe/ose në çdo zyrë SIGAL, një banor i Mallakastrës mund të sigurojë banesën e tij me shumën limit 5 milionë lekë (shembull ilustrues). Kjo domethënë se në rast se zjarri shkrumbon plotësisht banesën, 4.5 milionë siguruesi i dëmshpërblen në mënyrë të menjëhershme.
Në një kohë kur temperaturat ekstreme dhe zjarret po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, sigurimi i pronës është një nga mënyrat më të sigurta për të mbrojtur investimin më të rëndësishëm të çdo familjeje dhe biznesi
35.49% të të gjitha dëmeve që industria e sigurimeve në vend, në segmentin e sigurimeve të jojetës, të paguara si dëmshpërblime për dëmet në pronë u paguan nga SIGAL.
Konkretisht, industria e sigurimeve me 8 kompani operuese pagoi në 6 muajt e parë të vitit 408 milionë lekë dëmshpërblime për dëmet në pronë, ndërsa SIGAL dëmshpërbleu 145 milionë lekë.




