23.4 C
Tirana
Thursday, November 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRajoni i Ballkanit i fundit për depërtim të sigurimeve në ekonomi

Rajoni i Ballkanit i fundit për depërtim të sigurimeve në ekonomi

Depërtimi mesatar në Evropë është 7.4% e PBB-së; shpenzimi mesatar për frymë është mbi 2,000 euro në vit për sigurime.

Hendeku me Shqipërinë dhe vendet fqinje, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë është i madh.

Depërtimi evropian i sigurimeve në ekonomi është afërsisht 7 herë më i lartë se i Shqipërisë dhe rreth 4 herë më i lartë se i Malit të Zi, që është më i miri i rajonit.

Në pagesat për frymë, mesatarja evropiane është rreth 16 herë mbi shifrën shqiptare dhe rreth 11 herë mbi atë të Malit të Zi.

Vendet kryesore të kontinentit, si Danimarka, Luksemburgu dhe Zvicra, kalojnë 5,000 euro për frymë.

Hendeku në euro është më i madh se hendeku në depërtim, sepse ndikon dhe diferenca e të ardhurave.

Si radhiten vendet tona fqinje dhe Shqipëria në dy drejtime:

  1. depërtim i sigurimeve në ekonomi (shuma totale e primeve të shkruara bruto, jetë dhe jojetë, e projektuar për 12 muaj të 2026 nisur nga të dhënat e 9-mujorit; e pjesëtuar me projeksionin e FMN për GDP 2026 të vendeve përkatëse)
  2. pagesa sigurimesh për frymë (shuma totale e primeve të shkruara bruto, jetë dhe jojetë, pjesëtuar me numrin e banorëve; shuma totale u projektua nga të dhënat zyrtare të 9-mujorit për 12 muaj)

Me 1.07% të PBB-së, Shqipëria ka depërtimin më të ulët të katër vendeve. Mali i Zi, që është i pari, qëndron 82% më lart. Në pagesat për frymë, Shqipëria me 129 euro është përpara Kosovës (118 euro), por pas Maqedonisë së Veriut (167 euro) dhe Malit të Zi (183 euro). Mali i Zi shpenzon 42% më shumë për frymë se Shqipëria.

Ky është një kontrast që duhet lexuar me kujdes. Shqipëria kalon Kosovën në euro për frymë, por mbetet pas saj në peshën ndaj ekonomisë. Kjo ndodh sepse ekonomia shqiptare po rritet më shpejt se tregu i sigurimeve. Një qytetar shqiptar paguan më shumë, por jo aq shumë sa ta ndjekë ritmin e rritjes së PBB-së.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat