Një 48-vjeçar në fshatin Kapaj të Mallakastrës ka përjetuar një aksident të rëndë, pasi gjatë përpjekjes për të rregulluar një tub vaditës ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në një humnerë.
Pas më shumë se 8 orësh operacion, shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëses arritën ta nxjerrin të gjallë. 48-vjeçari kishte pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe u transportua në spital për trajtim mjekësor.
Por çfarë do të ndodhte nëse ai do të ishte i siguruar me një policë “Aksidente Personale”?
Sipas kushteve të sigurimit, kjo ngjarje, në parim, do të hynte në përkufizimin e një aksidenti.
Kontrata e përcakton aksidentin si një ngjarje të papritur, të paparashikuar dhe të pavullnetshme, që shkakton dëmtim trupor. Madje, në mënyrë të shprehur, kushtet përfshijnë edhe rëniet nga lartësitë.
Fakti që 48-vjeçari po kryente një aktivitet të zakonshëm, si rregullimi i një tubi vaditës, nuk e përjashton automatikisht mbulimin. Kushtet parashikojnë mbulim edhe gjatë veprimtarive që nuk kanë karakter profesional.
Nëse polica do të ishte aktive dhe nuk do të ekzistonte ndonjë nga përjashtimet kontraktuale, përfitimi do të varej nga pasojat e aksidentit.
Në varësi të mbulimeve të zgjedhura, mund të kërkoheshin shpenzimet mjekësore të justifikuara, përfitim për paaftësi të përkohshme ose, nëse dëmtimet do të linin pasoja të përhershme, përfitim për paaftësi të përhershme, sipas Tabelës së Përfitimeve.
Sigurimi i aksidenteve lidhet edhe me pasojat ekonomike që aksidenti mund të lërë pas, prandaj Sigurime.online sugjeron përherë një policë të tillë sigurimi.
Për vetëm 120 euro në vit, sigurimi nga aksidentet mbulon deri në 3 mln lekë në rast humbje jete ose paaftësie të përhershme të plotë, ose dëmshpërblim promocional në raport me paaftësinë dhe kohën e saj.




