Një zjarr ra pasditen e djeshme në një pikë skrapi në zonën e Fllakës në Durrës. Flakët u përhapën edhe në zonën përreth. Tre mjete zjarrfikëse u angazhuan në mënyrë që dëmi të izolohej. Po çfarë duhet të dinë bizneset e kësaj madhësie për sigurimet? Cilat janë pesë këshillat e Sigurime.Online për ta?
Këshilla e parë:
Siguroje pronën e biznesit! Mbroji dëmet e mundshme e të papritura në ndërtesë dhe në makineri. Duke filluar nga 1 euro për metër katror, në SIGAL, siguron godinën dhe paisjet nga zjarri dhe tërmeti deri në 1000 Euro dëmshpërblim për metër katror.
Këshilla e dytë:
Siguro ndërprerjen e aktivitetit! Në këtë mënyrë kompenson humbjet financiare kur biznesi ndalon punën si pasoje e nje zjarri apo rreziku tjeter te siguruar.
Nëse zjarri do të shkrumbonte fabrikën, biznesi do të ndërpriste aktivitetin për të paktën 50 ditë, duke shkaktuar një humbje ekonomike(fitim i munguar). Me sigurimin e ndërprerjes së aktivitetit, i cili nuk kushton shume, biznesi do të kishte mundësi të zhdëmtonte fitimin e munguar gjatë këtyre ditëve.
Këshilla e tretë:
Mbroji dhe siguroji punonjësit nga aksidentet! Me këtë sigurim i dëmshpërblen ata nëse kanë paaftësi të përkohshme. Sigurimi i posaçëm i personelit nga aksidentet në punë mbulon dëmtimet e personelit gjatë punës. Por jo vetëm! Ky sigurim do të aktivizohet pas çdo aksidenti që mund t’u ndodhë atyre në përditshmëri.
Këshilla e katërt:
Siguroje përgjegjësinë civile! Me të, çdo dëm ndaj palëve të treta, që origjinon nga biznesi si pasojë e një ngjarje të parashikuar në kontratë, mbulohet nga siguracioni i përgjegjësisë.
Këshilla e pestë, e cila vlen vetëm për disa lloje kompanish:
Sigurioje përgjegjësinë e drejtuesve, e njohur si D&O Liability Insurance. Ky sigurim mbron administratorët dhe menaxherët nga pasojat e vendimeve të gabuara, neglizhencës apo mosmenaxhimit të rrezikut.
Aksionarët ua besojnë kompaninë drejtuesve, por kur këta nuk sigurojnë biznesin apo nënshkruajnë kontrata të gabuara, dëmi nuk është vetëm financiar, por edhe ligjor dhe reputacional.




