28.4 C
Tirana
Tuesday, August 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfshihet në aksident aktori i njohur i humorit, çfarë duhet ditur seriozisht...

Përfshihet në aksident aktori i njohur i humorit, çfarë duhet ditur seriozisht nga sigurimet

Aktori i humorit i njohur si “Cekja i Beratit” u përfshi në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk pati persona të lënduar. Automjeti që ai drejtonte u përplas me një tjetër mjet të drejtuar nga një klerik bektashian. Përplasja nuk ishte frontale dhe shkaktoi vetëm dëme materiale. Policia Rrugore e Gjirokastrës po vijon verifikimin e rrethanave të ngjarjes.

Në raste të tilla zbatohet sigurimi i detyrueshëm TPL, i cili mbulon dëmet që drejtuesi i një mjeti mund t’u shkaktojë personave të tjerë ose pronës së tyre.

Sigurimi TPL mbulon:

  • dëmet ndaj mjeteve dhe pronës së palëve të treta;
  • dëmet ndaj personit, si dëmtime trupore apo pasoja të tjera shëndetësore;
  • dëmet ndaj këmbësorëve, çiklistëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Pas një aksidenti, pala e dëmtuar duhet të njoftojë shoqërinë e sigurimit dhe të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim. Kjo bëhet te siguruesi i mjetit shkaktar të aksidentit ose, në raste të caktuara, te siguruesi i drejtpërdrejtë apo Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Për dëmet që i shkaktohen vetë drejtuesit të mjetit, nevojitet një sigurim aksidentesh personale, i cili, kur blihet së bashku me TPL, kushton vetëm 1 mijë lekë.

Ndërsa për dëmet në mjetin që ka shkaktuar aksidentin, TPL nuk ofron mbulim. Në këtë rast do të duhej sigurimi MINIKASKO, i cili mbulon deri në 1 milion lekë dëme materiale në mjetin shkaktar, kur plotësohen kushtet e kontratës.

Pra, një kombinim i TPL-së, sigurimit të aksidenteve personale dhe MINIKASKO-s do të garantonte që të dy mjetet dhe drejtuesit të riktheheshin në gjendjen fillestare pa rënduar financiarisht buxhetet e tyre personale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat