13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLloyd’s pritet të humbasë 1.4 miliardë paund nga lufta në Lindjen e...

Lloyd’s pritet të humbasë 1.4 miliardë paund nga lufta në Lindjen e Mesme

Tregu i sigurimeve Lloyd’s of London pritet të përballet me rreth 1.4 miliardë paund humbje nga lufta në Lindjen e Mesme, kryesisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga sulmet dhe kërkesave për dëmshpërblim.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Lloyd’s, dhuna politike, terrorizmi dhe sigurimi i luftës për transportin detar janë ndër faktorët kryesorë që po gjenerojnë humbje për tregun.

Sulmet në Dubai dhe Katar kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturë. Një nga dëmet më të mëdha lidhet me një impiant petrokimik të Sabic, ku kërkesa e sigurimit mund të arrijë rreth 800 milionë dollarë.

Konflikti nuk pritet aktualisht të përbëjë një “capital event”, pa ndikim në kapitalet e kompanisë apo për tregun e Lloyd’s, e as të ketë një ndikim material në rezultatin financiar të tij.

Humbjet prej 1.4 miliardë paundësh janë rreth një të katërtat e humbjeve që Lloyd’s pësoi nga lufta në Ukrainë pas pushtimit rus në vitin 2022.

Ndryshe nga Ukraina, sanksionet ekzistuese ndaj Iranit kanë kufizuar ekspozimin e siguruesve ndaj disa prej rreziqeve, veçanërisht në aviacion.

Lufta në Lindjen e Mesme ka ndikuar gjithashtu në rezultatet financiare të Lloyd’s, me fitimin e tregut që ra me 17% në gjysmën e parë të vitit, në 3.5 miliardë paund.

Lloyd’s thotë se do të vijojë të monitorojë zhvillimet dhe ekspozimet e tregut, ndërsa konflikti dhe pasojat e tij ekonomike mbeten të pasigurta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat