28.4 C
Tirana
Tuesday, August 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLëkundet Elbasani, 3 tërmete në ditët e para të gushtit: çfarë duhet...

Lëkundet Elbasani, 3 tërmete në ditët e para të gushtit: çfarë duhet të dimë për sigurimin e banesës?

Tri lëkundje sizmike janë regjistruar në ditët e para të muajit gusht në Shqipëri, me epiqendra të ndryshme, duke rikthyer vëmendjen te rreziku sizmik dhe rëndësia e përgatitjes financiare për përballimin e dëmeve të mundshme.

Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, tërmeti më i fundit u regjistrua më 2 gusht 2026, në orën 16:28 me kohën lokale, me magnitudë 3.4.

Epiqendra ishte rreth 35 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 6 kilometra në juglindje të Elbasanit, me një thellësi prej rreth 11 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë në disa zona të Shqipërisë së Mesme, përfshirë Tiranën dhe Elbasanin, ndërsa deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.

Dy lëkundje të tjera sizmike ishin regjistruar më herët, më 1 gusht:

  • Një tërmet me magnitudë 2.3, me epiqendër në zonën e Fierit, në një thellësi prej 15 kilometrash.
  • Një tjetër tërmet me magnitudë 2.1, me epiqendër në jug të Elbasanit dhe pranë zonës së Vlorës, gjithashtu në një thellësi prej 15 kilometrash.

Tre ngjarjet sizmike janë regjistruar në zona të ndryshme dhe me intensitet relativisht të ulët, por ato rikujtojnë faktin se Shqipëria është një vend me aktivitet sizmik të vazhdueshëm.

Rreziku sizmik dhe mbrojtja financiare

Edhe pse shumë tërmete nuk shkaktojnë dëme, përvoja e viteve të fundit ka treguar se një ngjarje sizmike e fortë mund të sjellë pasoja të mëdha për familjet dhe ekonominë e tyre.

Tërmetet mbi një nivel të caktuar intensiteti mund të aktivizojnë mbulimet e sigurimit sipas kushteve të policës. Sigurimi i banesës nuk lidhet vetëm me momentin e dëmit. Sigurimi është një masë financiare që ndihmon familjet të mos përballojnë të vetme kostot e rikthimit në normalitet pas një ngjarjeje të rëndë.

Përtej dëmtimit emocional nga humbja apo dëmtimi i një investimi shumëvjeçar, një nga sfidat më të mëdha pas një fatkeqësie është gjetja e fondeve për:

  • riparimin e banesës;
  • rikonstruksionin e pjesëve të dëmtuara;
  • zëvendësimin e elementeve të brendshme;
  • rikthimin e jetës familjare në normalitet.

Sigurimi i banesës, një mbrojtje për investimin familjar

Një banesë përfaqëson një nga investimet më të mëdha të një familjeje. Sigurimi ndaj rreziqeve si tërmeti dhe zjarri krijon një mbështetje financiare në rast dëmesh të papritura.

Për shembull, një banesë në Elbasan mund të sigurohet ndaj zjarrit dhe tërmetit me një mbulim deri në 10 milionë lekë, me një kosto prej rreth 8 mijë lekësh në vit.

Kjo shumë përfaqëson një mbështetje ekonomike që mund të ndihmojë familjet të përballojnë pasojat financiare të një ngjarjeje të rëndë, pa e mbajtur të gjithë barrën vetëm nga kursimet personale.

SIGAL INSURANCE GROUP

35.49% të të gjitha dëmeve që industria e sigurimeve në vend, në segmentin e sigurimeve të jojetës, të paguara si dëmshpërblime për dëmet në pronë u paguan nga SIGAL.

Konkretisht, industria e sigurimeve me 8 kompani operuese pagoi në 6 muajt e parë të vitit 408 milionë lekë dëmshpërblime për dëmet në pronë, ndërsa SIGAL dëmshpërbleu 145 milionë lekë.

Në Sigal.al, online, për vetëm 45 sekonda mund të blihet një sigurim banese: https://sigal.al/buy?type=form&product=property

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat