13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKrishtlindja dhe Viti i Ri/ Si të festojmë në mënyrë të sigurt

Krishtlindja dhe Viti i Ri/ Si të festojmë në mënyrë të sigurt

Ekspertët e dëmeve e dinë se qirinjtë janë shkaku numër një për të shkaktuar zjarr në shtëpitë private në këto ditë festash.

Në këtë artikull të shkurtër ekspertët na tregojnë se si t’i shijojmë festat pa u rrezikuar nga zjarri.

  • Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme ndërmjet pemës së Krishtlindjes dhe mobilijeve apo perdeve.
  • Vendoseni pemën e Krishtlindjes mbi një sipërfaqe kundër zjarrit.
  • Gjatë vendosjes së qirinjve, sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme me degët dhe dekorimet e pemës që varen sipër tyre.
  • Mos i lini qirinjtë që të digjen shumë gjatë.
  • Fikini qirinjtë tërësisht para se të largoheni nga dhoma.
  • Kini veçanërisht kujdes kur fëmijët dhe kafshët janë afër.
  • Mbani afër pemës së Krishtlindjes një kovë me ujë, ose një fikëse zjarri.

LEXO EDHE: VIDEO/ A është shtëpia juaj e mbrojtur nga zjarri, tërmeti apo përmbytja?

Kushtojini vëmendje mbajtësve të qirinjve që të jenë rezistente ndaj temperaturës dhe të jenë të qëndrueshme.

Sigurimi i shtëpisë gjithashtu kompenson dëmet e shkaktuara në objekt, për shembull nga zjarri.

LEXO EDHE: Shtëpia juaj, prioriteti i SIGAL/ Të sigurosh “folenë familjare” nga zjarri dhe tërmeti për vetëm 5,000 Lekë në vit

Të sigurt drejt Viti të Ri

Kujdesi që duhet të bëjmë ndaj fishekzjarreve:

  • Blini dhe përdorni vetëm raketa ose fishekzjarret e lejuara;
  • Ndiqni me kujdes udhëzimet e përdorimit të tyre dhe kushtojini vëmendje mjedisit rrethues;
  • Mbyllni dritaret dhe dyert;
  • Mbajini larg fëmijët dhe kafshët.

Burimi: www.sigal.com.al 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat