13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKontakt me rrymën elektrike, dy humbin jetën: Çfarë mund të thuhet për...

Kontakt me rrymën elektrike, dy humbin jetën: Çfarë mund të thuhet për sigurimet nga ngjarja tragjike në Tropojë

Një ngjarje e rëndë u raportua sot në Tropoja. Katër persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe dy prej tyre kanë humbur jetën.

Së pari, përpara se për hir të interesit të përgjithshëm dhe të ndërgjegjësimit për dobinë praktike të sigurimeve, stafi i Sigurime.Online u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave.

Çdo jetë e humbur aksidentalisht, përveç dhembjes dhe mungesës psiko-emocionale në familje e të afërt, sjell edhe mungesën e një pjesëtari kontribues në jetët ekonomike të familjeve.

Sigurimet në këtë pikë, në mënyrë që mungesa fizike e kontribuesit të mos pasohet nga një dramë ekonomike dhe vështirësi, mësojnë se përmes një police sigurimi nga aksidentet personale mund të amortizohet disi.

Deri në 5 mln lekë mbulim në rast vdekjeje, proporcionalisht në rast paaftësie, të plotë ose të pjesshme, të përkohshme ose të përhershme.

Në kushtet e sigurimit të aksidenteve të SIGAL, goditja elektrike, përfshirë edhe goditjen nga rrufeja, përcaktohet shprehimisht si aksident.

Me një sigurim të tillë, nëse hetimi do të vërtetonte që masat e sigurisë teknike në punë do të ishin marrë në mënyrë korrekte, trashëgimtarët ligjorë të viktimave do të përfitonin kompensimin nga sigurimi.

Çfarë mbulohet?

Në varësi të policës së lidhur dhe shumës së siguruar, një aksident mund të sjellë përfitim financiar në rast të:

  • humbjes së jetës;
  • paaftësisë së përhershme, të plotë ose të pjesshme;
  • paaftësisë së përkohshme për punë;
  • dhe, kur është përfshirë në policë, shpenzimeve mjekësore të shkaktuara nga aksidenti.

Në rast humbjeje jete si pasojë e një aksidenti të mbuluar, kushtet parashikojnë pagesën e 100% të shumës së sigurimit të përcaktuar në policë për përfituesin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat