13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKoncepti i sigurimit shëndetësor privat në industrinë siguruese dhe Shqipëria

Koncepti i sigurimit shëndetësor privat në industrinë siguruese dhe Shqipëria

Sigurimi shëndetësor shërben si një mbështetje financiare për klientin përballë kostove të larta të kujdesit shëndetësor. Ky sigurim është një kontratë në të cilën shoqëria e sigurimit angazhohet të mbulojë shpenzimet mjekësore dhe të hospitalizimit të klientit, në këmbim të pagesës së një primi vjetor.

Ky sigurim i ndihmon klientët të menaxhojnë kostot që lidhen me gjithçka, nga kontrollet rutinë deri te sëmundjet e rënda.

Sigurimi shëndetësor, për nga natyre, nuk ka një model që u përshtatet të gjithëve.

Ne perëndim njihen disa praktika:

Sigurimi shëndetësor individual (Individual Health Insurance) është një policë që mbulon vetëm klientin. Për të zgjeruar mbulimin te një grup, siç janë punonjësit e një kompanie ose anëtarët e një organizate, përdoret sigurimi shëndetësor në grup (Group Health Insurance).

Në drejtim të afateve:

Sigurimi shëndetësor afatshkurtër (Short-Term Health Insurance) ofron mbulim të përkohshëm në situata të tilla si periudha e tranzicionit ndërmjet dy vendeve të punës ose koha e pritjes deri në fillimin e një plani të ri sigurimi.

Së fundi, planet e kujdesit shëndetësor të menaxhuar (Managed Care Plans) bashkëpunojnë me një rrjet ofruesish të shërbimeve shëndetësore për t’u ofruar anëtarëve kujdes shëndetësor me kosto më të ulët.

Paparashikueshmëria e shëndetit e bën sigurimin shëndetësor një komponent të rëndësishëm të mbrojtjes financiare.

Në industrinë e sigurimeve kuptimi i llojeve të ndryshme të policave është thelbësor për t’i orientuar klientët drejt vendimeve të informuara për të ardhmen e tyre financiare.

Shqipëri dhe SIGAL Insurance Group

Në vetëm 7 muaj, 8,500 persona morën mbështetje financiare për trajtimin shëndetësor.

Kjo shifër tregon një realitet që shumë familje e përjetojnë drejtpërdrejt: kur vjen puna te shëndeti, faturat e spitalit dhe kostot e trajtimit mund të jenë të larta, të papritura dhe dekurajuese.

Të paguash gjithçka vetë, pikërisht në një moment kur je i shqetësuar për shëndetin, mund ta kthejë një vështirësi shëndetësore edhe në një barrë të rëndë financiare.

8,500 klientë morën mbështetje në 7 muaj

Rreth 40 persona çdo ditë morën ndihmë për të përballuar shpenzimet e trajtimit, në një nga momentet më të vështira për ta dhe familjet e tyre. Përfitimi mesatar ishte rreth 400 euro për person.

Nga këta përfitues: Rreth 130 persona përdorën sigurimin qe kishin blere për emergjenca në udhëtim. Rreth 100 përfituan nga sigurimi qe kishin blere per ti mbrojtur ne rast humbje jete dhe invaliditet. Rreth 8,300 përfituan nga sigurimet shëndetësore. Këto përfshijnë kartat Standard, Silver dhe Gold, si edhe produktet për sëmundjet e rënda: Jetë Plus, Jetë Plus Cash dhe Jetë Plus me Përkujdesje.

Mbulim për sëmundjet e rënda (si tumori malinj)

Produkti Jetë Plus, ekskluziv i SIGAL në tregun shqiptar, ofron mbulim financiar për sëmundje të rënda, duke përfshirë ndërhyrjet në valvulat e zemrës, transplantet, ndërhyrjet neurokirurgjikale dhe trajtimin e tumoreve. Me një çmim mesatar vjetor prej rreth 35,000 lekësh, në varësi të limitit të zgjedhur, ky produkt mund të mbulojë shpenzime deri në 1 milion euro dhe t’u ofrojë klientëve më shumë mbështetje përballë kostove të larta të trajtimit.

Një pyetje që ia vlen ta bëjmë sot

A nuk do t’ia vlente një sigurim shëndetësor në SIGAL? Këto raste tregojnë qartë se kostot e trajtimit shëndetësor nuk janë thjesht shifra në një faturë. Ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt te vendimet e një familjeje, te mundësia për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe te qetësia financiare. Mbulimi sipas kushteve të kontratës ndihmon në uljen e kësaj barre dhe u jep të siguruarve më shumë mundësi për t’u përqendruar te shëndeti dhe kujdesi ndaj vetes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat