Një ngjarje tragjike ndodhi dje në Kamëz. Një i ri humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike teksa po kryente një punë në banesë.
Aksidentet nuk ndodhin vetëm në vendin e punës. Shtëpia nuk është imune nga ato dhe si në shtëpi, si në vendin e punës në ndodhshin, Sigurime. Online dëshiron t’ia sjellë në vëmendje rëndësinë e një lloj sigurimi cilido shqiptari.
Stafi i Sigurime.Online përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.
Përdorimi i ngjarjes si ilustrim është tërësisht qëllimmirë dhe plotësisht ndërgjegjësuese, se si një sigurim i thjeshtë mund të amortizojë një varg dramash pasuese për familjet shiqptare, jo pak të lodhura nga trysnitë financiare.
Sigurimi “Aksidente Personale”, me një mbulim që nuk lidhet vetëm me aksidentet e mirëfillta profesionale, është saktësisht sigurimi që duhet njohur:
Çfarë konsiderohet “aksidentale” në këtë lloj sigurimi?
Sipas kushteve të sigurimit, një aksident përkufizohet si një ngjarje e papritur, e paparashikuar dhe e rastësishme, që shkakton dëmtim trupor, paaftësi për punë ose humbje jete.
Në këtë përkufizim përfshihet shprehimisht edhe goditja elektrike, përfshirë goditjen nga rrufeja, si edhe rëniet nga lartësitë, mbytja, asfiksia, ndrydhjet apo dëmtime të tjera të përcaktuara në policë.
Më e rëndësishmja është se mbulimi mund të vlejë si gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale, ashtu edhe gjatë veprimtarive që nuk kanë karakter profesional.
Kur mungon një familjar, mungon edhe një e ardhur
Humbja e jetës është para së gjithash një tragjedi njerëzore. Asnjë shumë parash nuk mund të kompensojë humbjen e një njeriu të dashur apo pasojat psikologjike dhe emocionale që ajo sjell.
Por për një familje, humbja mund të shoqërohet edhe me një pasojë tjetër konkrete: humbjen e një krahu pune dhe të një burimi të ardhurash.
Familjes, përveç mungesës fizike dhe ndërthurjes me mungesën e përligjur shpirtërore-emocionale, në disa raste i mungon edhe një kontribues. Në disa raste ky mund të jetë edhe kontribuesi kryesor, ose edhe më keq akoma: i vetmi.
Në raste të tilla, një sigurim aksidentesh mund të krijojë një mbështetje financiare për familjen.
Përfitimet e sigurimit
Në rast humbjeje jete si pasojë e një aksidenti të mbuluar, përfitimi parashikohet në masën 100% të shumës së sigurimit të përcaktuar në policë. Përfitimi mund të aplikohet gjithashtu në rast paaftësie të përhershme, të plotë ose të pjesshme, sipas shkallës së përcaktuar në policë dhe Tabelën e Përfitimeve.
Në këtë kuadër, një mbulim deri në 5 milionë lekë, në varësi të policës së zgjedhur, mund të shërbejë si një mekanizëm amortizimi financiar për familjen në rast humbjeje jete ose paaftësie të plotë të përhershme.
Edhe paaftësia e përkohshme ka pasoja ekonomike. Kur një aksident e bën të pamundur ushtrimin e plotë të aktivitetit profesional, përfitimi llogaritet mbi bazën e shpërblimit ditor të përcaktuar në policë dhe numrit të ditëve të paaftësisë.
Në rast paaftësie të pjesshme, parashikohet 50% e këtij shpërblimi ditor, ndërsa mbulimi për paaftësi të përkohshme llogaritet deri në 180 ditë pune, sipas kushteve të policës.
Sigurimi i aksidenteve nuk e zhbën tragjedinë dhe nuk mund të zëvendësojë një jetë. Por mund të ndihmojë që një humbje e papritur të mos kthehet edhe në një krizë të menjëhershme ekonomike për ata që mbeten pas.
Shënim: Mbulimi, shuma e përfitimit dhe kushtet konkrete varen nga policë sigurimi dhe mbulimet e zgjedhura. Përjashtimet dhe kushtet e përgjithshme duhet të konsultohen përpara lidhjes së kontratës.




