20.4 C
Tirana
Thursday, November 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInsurance Europe mirëpret nismën e BE-së për forcimin e qëndrueshmërisë klimatike, duke...

Insurance Europe mirëpret nismën e BE-së për forcimin e qëndrueshmërisë klimatike, duke kërkuar fokus te parandalimi, përshtatja dhe përgjegjësia e përbashkët

Insurance Europe e konsideron Kuadrin Evropian për Rezistencën ndaj Ndryshimeve Klimatike (Climate Resilience Framework) të Komisionit Evropian një hap të rëndësishëm drejt forcimit të gatishmërisë së Evropës për t’u përballur me ndryshimet klimatike.

IE  vendos në qendër parandalimin, përshtatjen dhe përgjegjësinë e përbashkët.

Në kushtet kur dëmet e shkaktuara nga fenomenet klimatike po rriten në të gjithë Evropën, qëndrueshmëria ndaj rreziqeve klimatike duhet të shndërrohet në një përparësi strategjike ekonomike, krahas asaj mjedisore.

Insurance Europe është një mbështetëse e vendosur e përfshirjes së qëndrueshmërisë klimatike në proceset e vendimmarrjes së politikave publike.

Kompanitë e sigurimeve ndihmojnë familjet dhe bizneset të rimëkëmben pas fatkeqësive, por luajnë gjithashtu një rol kyç në këshillimin për mënyrat e reduktimit të cenueshmërisë dhe ekspozimit ndaj rrezikut, pasi qëndrueshmëria ndërtohet shumë kohë përpara se të ndodhin fatkeqësitë.

Reduktimi i emetimeve dhe intensifikimi i përpjekjeve për t’u përshtatur me një klimë në ndryshim mbeten mënyrat më efektive për të ulur rreziqet në burim dhe për të garantuar disponueshmërinë afatgjatë të mbulimit me sigurime.

“Kjo verë tregoi edhe një herë se ndryshimet klimatike janë një realitet i pamohueshëm, që kërkon veprim kolektiv, si në afatshkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë. Ky Kuadër përbën një mundësi për ta ngritur qëndrueshmërinë klimatike më lart në agjendën e politikave publike dhe për të pranuar se vendimet mbi përdorimin e tokës, infrastrukturën, standardet e ndërtimit dhe përshtatjen klimatike do të përcaktojnë ekspozimin e Evropës ndaj rreziqeve klimatike për dekadat e ardhshme”, deklaroi Frédéric de Courtois, President i Insurance Europe.

Insurance Europe ka punuar prej kohësh për forcimin e qëndrueshmërisë klimatike të Evropës dhe rikonfirmon mbështetjen për nismat e Komisionit Evropian në këtë fushë, përfshirë propozimin për krijimin e një Aleance për Sigurimet Klimatike (Climate Insurance Alliance). Sektori i sigurimeve është i gatshëm të kontribuojë aktivisht në zhvillimin e saj, duke vënë në dispozicion përvojën e akumuluar, me synimin që kjo nismë të ketë sukses.

“Aleanca për Sigurimet Klimatike përbën një mundësi të shkëlqyer për të bashkuar politikëbërësit, autoritetet publike, sektorin e sigurimeve, ekspertët dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm të ekosistemit të qëndrueshmërisë klimatike, me qëllim hartimin e masave konkrete që mbështeten te praktikat që tashmë kanë dhënë rezultate. Suksesi do të varet nga kjo qasje. Ekspertiza e industrisë së sigurimeve në menaxhimin dhe zbutjen e rreziqeve është thelbësore për zhvillimin e zgjidhjeve që reduktojnë hendekun e mbulimit me sigurime dhe forcojnë qëndrueshmërinë e Evropës”, shtoi Thea Utoft Høj Jensen, Drejtore e Përgjithshme e Insurance Europe.

Insurance Europe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komisionin Evropian, shtetet anëtare, Parlamentin Evropian dhe aktorët e tjerë kryesorë, me qëllim që Kuadri për Rezistencën ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe Aleanca për Sigurimet Klimatike të sjellin përmirësime konkrete në aftësinë e Evropës për t’u përballur me rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat