19.8 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHistoria e një agjenti sigurimesh: dëshmia e Amelias

Historia e një agjenti sigurimesh: dëshmia e Amelias

Agjentët e sigurimeve janë profesionistë të licencuar që ndihmojnë shoqëritë e sigurimit të shesin policat e tyre. Detyra e tyre është ta bëjnë procesin e blerjes së sigurimit sa më të thjeshtë dhe të lehtë. Agjentët ndërtojnë besimin e klientëve duke komunikuar me ta në mënyrë të qartë dhe të rregullt, si dhe duke ofruar ndihmë të besueshme.

Sot do të sjellim nga dita profesionale e Amelias.

Ajo është një agjente e re, e cila sapo ka shitur disa polica sigurimi për individë (personal lines) z. S. Sh, një biznesmen i dëgjuar në vend. Amelia e gjetëm shumë të entuziazmuar dhe kur e vizituam me stafin e Sigurime. Online, i vetmi portal i specializuar për lajmin e sigurimeve në vend, nuk priti të na e ndante këtë përvojë.

“Sapo kalova një nga përvojat më të mira duke ndihmuar z. S. Sh., klientin tim më të rëndësishëm”

Ajo na tregoi se zoti S. Sh., nuk kishte marrë më parë ndonjë ndihmë profesionale. Thjesht i kishin dhënë një policë dhe i kishin treguar se sa kushtonte.

“Gjithmonë dua të kuptoj nevojat e klientit. Prandaj kalova pak kohë me z. S. Sh. për të kuptuar saktësisht se çfarë i duhej nga sigurimi. Fillova duke e pyetur për familjen e tij. Ai më tregoi për bashkëshorten, znj. L., edhe ajo sipërmarrëse dhe dy fëmijët e tyre. Fëmija i parë është thuajse 18 vjeç, kështu që së shpejti do të fillojë të drejtojë automjet”, na tregoi Amelia.

Skica e përshkrimeve të z. S. Sh.

Mela na radhiti se çfarë kishte listuar nga përshkrimi i z. S. Sh.

Biznesmeni po hezitonte nëse duhej të blinte një makinë tjetër apo thjesht ta përfshinte Semin si drejtues të siguruar në automjetet që familja kishte tashmë. Fëmija i dytë është 12 vjeç, i pari, siç thamë më sipër, thuajse 18 vjeç.

Bashkëshortët sipërmarrës sapo kishin blerë shtëpinë e tyre të ëndrrave, një shtëpi madhështore në bregdetin e Dhërmiut.

Sipërmarrësi i pati treguar agjentes se kishin një fond dhe po kursenin për arsimimin universitar të fëmijëve dhe për pensionin e tyre.

Agjentja pati hyrë më tej në detajet e profesionit të z. S. Sh. Me kalimin e viteve, biznesi i tij ishte zgjeruar vazhdimisht për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje.

” Kur e pyeta për pensionin, më tha se e donte punën e tij dhe planifikonte të dilte në pension pas rreth 10–15 vitesh, kur djali i tij i parë të ishte rreth 30 vjeç.”

Agjentja na tregoi se pasi kishte kuptuar dhe radhitur nevojat e klientit:

“Arrita t’i ofroja zotit S. Sh. sigurimin e automjetit, sigurimin e banesës dhe sigurimin ombrellë (umbrella insurance), në përputhje me nevojat e tij dhe të familjes. Ia shpjegova në detaje çdo policë dhe i tregova se si funksiononin policat, afatet e pagesave, procesi i rinovimit dhe pasojat e pagesave të vonuara. Në të njëjtën kohë, ndërtova një marrëdhënie besimi, e cila mund ta çojë edhe në sigurimin e nevojave të biznesit të tij në të ardhmen. Z. S.Sh ishte i kënaqur me policat, që mundëm t’i ofronim dhe e vlerësoi faktin që i shqyrtuam nevojat e tij për sigurim në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kjo përvojë më kujtoi se puna jonë është më shumë sesa thjesht shitja e sigurimeve. Është një marrëdhënie afatgjatë. Ne jemi këshillues dhe ndihmës. Edhe pasi shita policat, e sigurova sipërmarrësin se do të isha aty për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij ose për ta ndihmuar në rast të paraqitjes së një kërkese për dëmshpërblim.”

Agjentët e sigurimeve janë thelbësorë si për shoqëritë e sigurimit, ashtu edhe për klientët.

Ata përfaqësojnë siguruesin, duke e ndihmuar atë të arrijë te më shumë njerëz dhe të forcojë reputacionin e vet. Ata shpërndajnë produktet e sigurimit të shoqërisë te një gamë e larmishme klientësh dhe ndërtojnë marrëdhënie besimi me ta përmes komunikimit të qartë dhe shërbimit të besueshëm.

Për klientët, agjentët e sigurimeve e thjeshtojnë procesin kompleks të blerjes së sigurimit, duke kuptuar nevojat e tyre specifike, duke shpjeguar kushtet e policës dhe duke i ndihmuar të zgjedhin një policë të përshtatshme. Dëshmia e Amelias për ne, stafin e “Sigurime Online”, ishte shumë domethënëse.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat