Eksperienca në drejtimin e mjetit motorik, ose vitet që ke me patentë, janë një nga faktorët e riskut që merret në konsideratë në përllogaritjen e primit të sigurimit të detyrueshëm motorik për autoveturat.
Ky faktor lidhet me kohën që i siguruari ka në drejtimin e mjetit motorik, ose të paktën, që ka i patentuar. Ky faktor, ashtu si të tjerët, e diferencon profilin e riskut në varësi të viteve të eksperiencës së drejtuesit.
Si klasifikohet eksperienca në drejtim?
Për të siguruarit 18 deri në 21 vjeç, eksperienca në drejtimin e mjetit motorik klasifikohet në dy kategori:
| Klasa | Eksperienca në drejtim | Koeficienti |
|---|---|---|
| I | Deri në 2 vite | Deri në 1.15 |
| II | Mbi 2 vite | 1.00 |
Kjo do të thotë se për një të siguruar me deri në dy vite eksperiencë në drejtim, shoqëria e sigurimit mund të aplikojë një koeficient deri në 1.15, që është edhe grupmosha 18-21-vjeçare, faktori i riskut është i lartë.
Ndërsa për një të siguruar me më shumë se dy vite eksperiencë, koeficienti është 1.00.
Çfarë do të thotë kjo për çmimin e sigurimit?
Nëse faktorët e tjerë të riskut mbeten të pandryshuar, aplikimi i koeficientit maksimal 1.15 për eksperiencën në drejtim mund të sjellë një rritje deri në 15% të primit që rezulton përpara aplikimit të këtij faktori.
Për shembull, nëse primi pas aplikimit të faktorëve të tjerë është 20,000 lekë:
- Deri në 2 vite eksperiencë: 20,000 × 1.15 = 23,000 lekë
- Mbi 2 vite eksperiencë: 20,000 × 1.00 = 20,000 lekë
Në këtë shembull, diferenca e krijuar nga faktori i eksperiencës është 3,000 lekë.
Mirëpo nëse i riu është 18-21-vjeç, mbi të do të aplikohet edhe koeficienti 1.15 për moshë drejtuesi.
LEXO EDHE: https://sigurime.online/mosha-e-te-siguruarit-dhe-ndikimi-i-moshes-ne-cmimin-e-tpl-se/
Kështu që automatikisht llogaritja e tij do të jetë 20,000 x 1.15 x 1.15, 26.450 lekë.
Shifra 20 mijë u mor vetëm për lehtësi ilustrative, për të aplikuar dy faktorë të mëvetshëm nga 5 të tjerët të riskut.
Pse eksperienca konsiderohet faktor risku?
Eksperienca në drejtimin e automjetit është një element që lidhet me profilin e drejtuesit. Rregullat e përllogaritjes së primit bëjnë një diferencim midis drejtuesve me deri në dy vite eksperiencë dhe atyre me më shumë se dy vite eksperiencë. Më shumë eksperiencë, probabilitet më i ulët aksidenti ose gatishmëri më e lartë për t’i shmangur ato.




