26.5 C
Tirana
Friday, August 14, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet164 milionë euro rrezik financiar i pambuluar: bizneset dhe familjet shqiptare pa...

164 milionë euro rrezik financiar i pambuluar: bizneset dhe familjet shqiptare pa sigurim prone

Sigurimi i pronës mbetet ndër instrumentet më pak të përdorura të mbrojtjes financiare në Shqipëri.

Sigurime.Online sjell një llogaritje ekskluzive, sipas të cilës, për vitin 2026, ekspozimi financiar ndaj dëmeve të pasiguruara mund të arrijë mbi 164 milionë euro për ekonominë familjare dhe atë të biznesit në vend, sipas një simulimi të bazuar në të dhënat historike të tregut të sigurimeve.

Vlerësimi niset nga supozimi nëse incidenca e dëmeve ruan të njëjtin ritëm si në gjysmën e parë të vitit, pa ngjarje katastrofike madhore, që do ta ndryshonin ndjeshëm shpërndarjen dhe vlerën mesatare të dëmeve rrënjësisht.

Sigurime.Online fton lexuesit ta shohin si një përpunim që mëton të arrijë një vlerësim bazë konservator të ekspozimit potencial, bazuar në treguesit e deritanishëm. Të dhënat nuk janë një parashikim i dëmeve që do të ndodhin.

TË DHËNA SHIFRORE

Sigurimi i pronës zë vetëm 10.6% të peshës totale të sigurimeve, që blejnë qytetarët shqiptarë për vitin 2026.

Me 123 mijë njësi biznesi dhe 755 mijë njësi familjare, sipas INSTAT, shqiptarët paguan vetëm 1.43 miliardë lekë për sigurimin e pronave të tyre në 6-mujorin e parë të vitit 2026 sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

5 mijë njësi biznesi dhe vetëm 40 mijë njësi familjare e sigurojnë pronën e tyre. Sigurime.Online mblodhi vlerësimet e ekspertëve të industrisë së sigurimeve dhe sipas tyre vetëm rreth 3 mijë qytetarë e sigurojnë banesën jashtë kushteve kur kjo kërkohet si pjesë e një barre hipotekore në banka.

Të dhënat që Sigurime.Online ka nga industria siguruese në vend thonë që vetëm 5% e bizneseve dhe 2% e familjeve blejnë sigurime për pronën sipas të dhënave historike.

PREMISAT E PËRLLOGARITJES

Ekspozimi i familjeve dhe bizneseve ndaj zjarreve, përmbytjeve, tërmeteve dhe ngjarjeve të tjera të paparashikuara vijon të jetë i lartë.

Përllogaritja jonë ndjek një vlerësim konservator.

Analiza supozon se ekspozimi mesatar ndaj dëmit është i njëjtë ndërmjet njësive të siguruara dhe atyre të pasiguruara.

Hapi i parë, përllogarisim me përafërsi se sa do të jetë në fund të vitit vlera e pagesave për dëmet në pronë.

408 milionë lekë u dëmshpërblyen për dëmet në pronë në 6 muajt e parë të vitit, shumëzuar me dy, për gjashtëmujorin e dytë të vitit, pritshmëria do të jetë përafërsisht për 816 milionë lekë dëmshpërblime nga sigurimet për dëmet në pronë.

Hapi i dytë, përllogarisim me përafërsi se sa pagesa do të shkojnë drejt njësive të biznesit dhe se sa do të shkojnë drejt individëve.

Për këtë Sigurime.Online mblodhi të dhëna historike nga ekspertët e sigurimeve dhe pa se për çdo 10 lekë që i paguhen të siguruarve, 8 lekë shkojnë për bizneset, 2 lekë shkojnë për individët.

Bizneset (80%): 816 milionë × 80% = 652.8 milionë lekë, pritshmëria për pagesa dëmshpërblimesh në pronë për binzeset

Individët (20%): 816 milionë × 20% = 163.2 milionë lekë, pritshmëria për pagesa dëmshpërblimesh në pronë për individët.

Hapi i tretë, përllogarisim se sa është dëmi i pasiguruar për secilën njësi, nga premisa se dëmi i siguruar dhe dëmi i pasiguruar është i barabartë për çdo njësi (biznes me biznes, individ me individ).

Risjellim në vëmendje se për efekt të thjeshtimit statistikor, analiza jonë i trajton njësitë ekonomike dhe ato familjare si njësi ekspozimi ndaj riskut dhe jo sipas vlerës individuale të aseteve të tyre.

5 mijë biznese të siguruara shënojnë 652.8 milionë lekë dëmshpërblime të pritshme për biznese në fund të vitit 2026. Dëmi mesatar për njësi të siguruar në biznes është 652.8 milionë, pjesëtim me 5 mijë njësi: 130,560 lekë.

95 mijë biznese të tjera të pasiguruara shumëzuar me 130,560 lekë, dëmi mesatar për njesi, totali: 12.403.200.000 lekë

Dëmi për njësi të siguruar, individ: 163.2 milionë pjesëtim 40 mijë njësi, bëjnë si dëm mesatar për njësi familjare 4,080 lekë.

710 mijë familje të tjera të pasiguruara shumëzuar me 4,080 lekë si mesatare për njësi familjare, baraz 2.9 miliardë lekë, saktësisht, 2,896,800,000 lekë.

TOTALI

Dëmi i pasiguruar vjetor për individë parashikohet rreth 2.9 miliardë lekë, ndërsa për biznese rreth 12.4 miliardë lekë.

Mbi 15.3 miliardë lekë parashikohet dëmi vjetor i pasiguruar, që është i sigurueshëm, në pronë.

Vlerësimi nuk përfaqëson një parashikim katastrofik dhe as një probabilitet dëmi. Vlerësimi ynë është vetëm një simulim ekonomik i ekspozimit potencial, i ndërtuar mbi supozimin se frekuenca dhe madhësia mesatare e dëmeve vijojnë në të njëjtin nivel me periudhën e 6-mujorit të parë të vitit.

SA KUSHTON MBROJTJA? 

Sigal Insurance Group, në industrinë e sigurimeve,  dëmshpërbleu 1 të 4-n e totalit të dëmeve të siguruara në raport me të gjithë industrinë, ku operojnë 8 kompani në segmentin e jojetës.

Në Sigal Insurance Group prona mund të sigurohet online në sigal.al.

Një apartament, me shumën limit të mbulimit 20 milionë lekë, në Tiranë mund të sigurohet për 10,000 lekë në vit nga rreziku i zjarrit dhe për 16,000 lekë nga rreziku i zjarrit dhe i tërmetit të marra së bashku.

Kjo nënkupton se nëse zjarri apo tërmeti, shkrumbojnë apo rrënojnë banesën e siguruar, kompania e sigurimeve, sipas kushteve kontratuale, dëmshpërblen shumën e siguruar te i dëmtuari dhe ia lehtëson atij rikthimin në normalitet pas pësimit të dëmit.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat