Tre ngjarje të fundit në Gjirokastër, Gramsh dhe Vlorë tregojnë se zjarri mbetet një nga rreziqet më të paparashikueshme që mund të prekë pasurinë e çdo qytetari apo biznesi.
Në Gërhot të Gjirokastrës, një zjarr përfshiu një park bletësh pranë zonës së “Poligonit”, duke rrezikuar kosheret dhe pajisjet e bletarisë. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shpëtimin e koshereve, por flakët shkaktuan dëme në një kasolle ku ruheshin materiale pune.
Në Malin e Vinës në Gramsh, një vatër zjarri në një zonë të thellë malore vuri në provë strukturat e emergjencës. Terreni i vështirë dhe mungesa e aksesit për automjetet zjarrfikëse detyruan efektivët të përshkonin rreth dy orë në këmbë për të arritur në vendngjarje. Falë reagimit të shpejtë, zjarri u izolua dhe u shmang përhapja në sipërfaqe të tjera pyjore.
Ndërkohë, në Vlorë, një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike u përfshi nga flakët. Dyshohet se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike në ballkon, ku morën flakë materiale plastike. Ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.
Këto raste tregojnë se zjarri mund t’i ndodhë kujtdo dhe në çdo moment: një apartamenti, një biznesi, një punishteje apo një aktiviteti bujqësor. Shpesh dëmi nuk kufizohet vetëm te objekti fizik, por prek edhe kursimet, punën, të ardhurat dhe jetën e përditshme të familjeve apo sipërmarrjeve.
Rikthimi në normalitet pas një zjarri nuk është i thjeshtë.
Riparimet, zëvendësimi i pajisjeve, rikonstruksioni i ambienteve dhe rikuperimi financiar mund të kërkojnë kohë dhe shpenzime të mëdha. Përballë një dëmi të papritur, sigurimi ofron një mbështetje financiare që ndihmon të mos përballosh i vetëm pasojat ekonomike.
Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë mund të mbulojë, sipas kushteve të kontratës, pasurinë e paluajtshme, ndërtesat, ambientet e biznesit dhe pasurinë e luajtshme brenda tyre, kur dëmtohen nga ngjarje të papritura dhe aksidentale si zjarri apo tërmeti.
Sipas kushteve të sigurimit, zjarr konsiderohet një formë djegieje me flakë jashtë vatrës së krijuar qëllimisht, e aftë të vetëpërhapet dhe të vetëzgjerohet. Në rast dëmi, dëmshpërblimi kryhet sipas shumës së siguruar dhe kushteve të përcaktuara në policën e sigurimit.
Për të përfituar nga mbulimi, i siguruari duhet të respektojë disa detyrime të rëndësishme:
- të zbatojë kërkesat e mbrojtjes nga zjarri dhe rregullat e sigurisë teknike;
- të marrë masa për ruajtjen e dokumenteve dhe objekteve me vlerë;
- në rast zjarri, të njoftojë menjëherë zjarrfikësit dhe siguruesin, duke paraqitur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i shpejtë është një element i rëndësishëm i procesit të trajtimit të dëmit. Sipas kushteve kontraktuale, njoftimi ndaj siguruesit duhet të bëhet menjëherë dhe brenda afatit të përcaktuar në policën e sigurimit.
Një zjarr mund të shuhet brenda pak minutash, por pasojat financiare mund të zgjasin për muaj apo vite. Prandaj, sigurimi i banesës apo biznesit nuk është vetëm një kontratë, por një mënyrë për të mbrojtur stabilitetin ekonomik dhe për të pasur një mbështetje konkrete në momentet kur ndodhin ngjarje të paparashikuara.
5 mijë lekë në vit kushton sigurimi i një shume mbulimi 10 milionë lekë në Vlorë, Gramsh apo Gjirokastër. Në rast dëmi të plotë, shkrumbim, kjo shumë, për një sigurim vetëm 5 mijë lekë në vit, do të paguhej e plotë në formë kompensimi (sipas kushteve kontratuale 90%, 9 milionë lekë) nga siguruesi.
Sigurimi i pronës nga zjarri në sigal.al mund të bëhet online: https://sigal.al/buy?type=form&product=property




