24.7 C
Tirana
Thursday, September 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy nenet e Kodit Penal për zjarrvënien e qëllimshme dhe çfarë duhet...

Dy nenet e Kodit Penal për zjarrvënien e qëllimshme dhe çfarë duhet ditur nga sigurimet

Dy janë nenet e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë që i dedikohen zjarrvënies së qëllimshme.

Neni 151, shkatërrimi i pronës me zjarr.

Neni 206/a, shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor.

Neni 151, shkatërrimi i pronës me zjarr në Kodin e Republikës së Shqipërisë 

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Nëse vepra kryhet në një kohë kur kushtet e motit ose të terrenit rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes dhe vështirësojnë marrjen e masave për shuarjen e tij apo kur kryhet pranë qendrave ose vendeve të banuara, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Kur kjo vepër kryhet brenda zonave të mbrojtura ose prek objekte të trashëgimisë kulturore, objekte të kultit, monumente të kulturës apo kur cenon infrastrukturën kritike, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 206/a, shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor. 

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet. Nëse vepra kryhet në një kohë kur kushtet e motit ose të terrenit rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes dhe vështirësojnë marrjen e masave për shuarjen e tij apo kur kryhet pranë qendrave ose vendeve të banuara, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet. Nëse kryhet brenda zonave të mbrojtura ose prek objekte të trashëgimisë kulturore, objekteve të kultit, monumente të kulturës apo kur cenon infrastrukturën kritike dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me
burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Në këto raste gjykata vendos që klasifikimi i tokës në zonat e prekura nga zjarri në pyje nuk mund të ndryshohet brenda një periudhe deri në tridhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Çfarë duhet ditur për zjarrvënësit nga sigurimet?

Nëse zjarri i qëllimshëm i tij shkakton dëme të siguruara, për të cilat kompania e sigurimeve do të zhdëmtojë financiarisht të siguruarin, kompania e sigurimeve, për vlerën e dëmit të paguar, gëzon të drejtën t’i drejtohet me padi regresi për zhdëmtim shkaktarit të zjarrit. Në këtë mënyrë ai nuk mund t’i ikë përgjegjësisë financiare për dëmet ndaj të tretëve të siguruar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat