13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy makina të djegura në Elbasan, shkaqet e zjarrit diktojnë llojin e...

Dy makina të djegura në Elbasan, shkaqet e zjarrit diktojnë llojin e sigurimit që aktivizohet

Dy ngjarje të ndodhura të njëjtën ditë në qarkun e Elbasanit. Zjarri shkrumboi dy automjete.

Ngjarja e parë ndodhi në aksin Ura e Çerenecit–Librazhd. Në automjet ndodheshin një burrë dhe një grua. Ata dolën në kohë nga mjeti dhe fatmirësisht nuk pësuan dëmtime trupore. Dëmet materiale në automjet të panumërta, praktikisht mjeti u shkrumbua i tëri.

Pak orë më vonë, në lagjen “1 Maji” në Elbasan, pa persona të lënduar, një tjetër automjet u shkrumbua nga zjarri.

Shkaqet e këtyre dy rasteve do të përcaktohen nga verifikimet dhe ekspertizat përkatëse.

Deri më tani

KASKO mund të mbrojë automjetin nga zjarri, por jo në të gjitha rastet

Sigurimi KASKO është një sigurim vullnetar, që mbulon dëmtimin ose humbjen e vetë automjetit, në varësi të rreziqeve të zgjedhura në policë.

Ndër mbulimet e parashikuara janë zjarri, eksplozioni dhe rrufeja. Sipas kushteve të KASKO-s, zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe dëmtojnë automjetin mund të jenë të mbuluara, ndërsa rrufeja mbi automjetin gjithashtu përfshihet në këtë mbulim.

Por këtu është një detaj shumë i rëndësishëm: jo çdo zjarr i automjetit do të thotë automatikisht dëmshpërblim dhe aktivizim i sigurimit vullnetar KASKO, nëse drejtuesit e kanë.

Kushtet e policës parashikojnë përjashtime. Një i tillë është që nuk mbulohen nga ky rrezik dëmet e shkaktuara nga zjarri apo eksplozioni që vijnë nga shkaqe të brendshme, defekte teknike ose elektrike të vetë automjetit.

As raste të caktuara të zjarrit të shkaktuar nga pirja e duhanit në mjet nuk përfshihen në mbulimet KASKO.

Kështu që në të dy rastet, nëse origjina e zjarrit është e brendshme, për shkak të defekteve teknike, siç ka qenë paraprakisht raportimi nga mediat, edhe sikur drejtuesit të kenë sigurim KASKO ajo nuk aktivizohet.

Po nëse dëmtohet vetë drejtuesi?

KASKO mbron kryesisht automjetin, jo shëndetin e drejtuesit. Shëndeti i drejtuesit të mjetit mbetet i pambrojtur edhe nga sigurimi i detyrueshëm TPL.

Prandaj SIGURIME.ONLINE çdo herë sugjeron lexuesit për një tjetër mbulim të rëndësishëm: sigurimi nga aksidentet personale.

Në një situatë ku drejtuesi ose pasagjeri pëson dëmtime shëndetësore si pasojë e një aksidenti apo ngjarjeje të papritur, një sigurim i tillë mund të ofrojë mbulim sipas kushteve dhe limiteve të policës.

Në rastin e një police TPL të lidhur te SIGAL, sipas informacionit të produktit të ofruar, drejtuesi mund të zgjedhë edhe mbulim për aksidente personale me një prim prej 1,000 lekësh, me mbulim deri në 100,000 lekë për shpenzime spitalore dhe deri në 1 milion lekë në rast vdekjeje, sipas kushteve të kontratës.

Njohja e mirë e mbulimeve të sigurimeve, aktivizon rrjetën mbrojtëse që e ndihmon të siguruarin të amortizojë sadopak dëmin financiar nga ngjarja e papritur.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat