23.4 C
Tirana
Thursday, November 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiDy aksidente në punë, legjislacioni shqiptar dhe pse një sigurim privat është...

Dy aksidente në punë, legjislacioni shqiptar dhe pse një sigurim privat është më dobiprurës

Dy ngjarje të rënda ndodhën dje në vendin e punës. Dy shqiptarë, njeri në Vlorë dhe tjetri në Itali, humbën jetën duke punuar.

Siç dihet pas çdo aksidenti në punë nuk është vetëm një shifër. Pas tyre qëndron një familje, një e ardhur mujore që mund të ndërpritet, shpenzime mjekësore, paaftësi e përkohshme ose e përhershme për punë dhe, në rastin më tragjik, humbja e një personi që mund të ketë qenë mbajtësi kryesor i familjes.

Ekonomia e një familje pëson tronditje të forta, përveç tronditjeve financiare, sa herë një punëtor dëmtohet.

Nga këtu ngre shtat pyetja:

A mjafton mbrojtja që ofron ligji dhe sistemi i sigurimeve shoqërore, apo punëmarrësi dhe punëdhënësi kanë nevojë për një shtresë të dytë mbrojtjeje financiare?

Përgjigjen e kemi, jo.

Shqipëria ka një kuadër ligjor për aksidentet në punë

Legjislacioni shqiptar e përcakton qartë përgjegjësinë e punëdhënësit në rast aksidenti.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, punëdhënësi duhet të njoftojë menjëherë Inspektoratin për të gjitha aksidentet në punë, pavarësisht nëse ato shoqërohen apo jo me vdekje, si dhe për sëmundjet profesionale.

Në rastet e aksidenteve fatale, apo kur ekziston dyshimi se ngjarja përbën vepër penale, njoftohen edhe organet e prokurorisë.

Në rastet kur një aksident rrugor përfshin një person që është duke kryer një detyrë pune, ekziston gjithashtu një mekanizëm komunikimi ndërmjet Policisë Rrugore, Inspektoratit dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Aksidenti në punë nuk është një çështje midis punëmarrësit dhe kompanisë. Ai aktivizon një proces institucional që përfshin inspektimin, sigurimet shoqërore dhe, në raste të caktuara, organet e drejtësisë.

Çfarë duhet të bëjë punëdhënësi?

Përveç detyrimit për njoftim, punëdhënësi duhet të ketë mekanizmat e nevojshëm për dokumentimin e aksidenteve.

Inspektorati parashikon gjithashtu mbajtjen e regjistrit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale. Në praktikë, kjo është e rëndësishme jo vetëm për të dokumentuar një ngjarje pasi ajo ka ndodhur, por edhe për të identifikuar rreziqet dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre.

Siguria në punë duhet të fillojë përpara aksidentit.

Pajisjet mbrojtëse, trajnimi i punonjësve, vlerësimi i riskut, procedurat e sigurisë dhe kontrolli i vazhdueshëm i kushteve të punës janë pjesë e përgjegjësisë së punëdhënësit.

275 aksidente dhe 48 jetë të humbura në vitin 2025

Gjatë vitit 2025 u regjistruan 212 punëmarrës të aksidentuar, prej të cilëve 48 humbën jetën.

Krahasuar me vitin 2024, numri i punëmarrësve të aksidentuar u rrit ndjeshëm.

Ndërtimi, industria dhe sektorët me rrezik të lartë mbeten ndër fushat ku siguria në punë kërkon vëmendje të veçantë.

Çfarë ndodh me punëmarrësin pas aksidentit?

Ligji shqiptar për sigurimet shoqërore parashikon mbrojtje për personat e siguruar në rast aksidenti në punë dhe sëmundjeje profesionale.

Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përfshin aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale në sistemin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme.

Sipas informacionit të publikuar nga Inspektorati, punëmarrësi i aksidentuar mund të përfitojë për kujdesin mjekësor shtesë dhe riaftësimin, në rast paaftësie, për kompensime për dëme të ndryshme dhe në rast vdekjeje, sipas kushteve të përcaktuara nga legjislacioni.

Por këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm.

Mbrojtja ligjore dhe sigurimet shoqërore nuk do të thotë domosdoshmërisht se familja do të rikuperojë pasojat ekonomike të një aksidenti në një masë të kënaqshme.

Në rast humbjeje jete, familja përballet me një boshllëk financiar që mund të zgjasë vite.

Sigurimi privat nga aksidentet

Një policë private sigurimi nga aksidentet nuk zëvendëson detyrimet e punëdhënësit dhe as sigurimet shoqërore.

Ajo mund të funksionojë si një shtresë shtesë mbrojtjeje financiare.

Si në rastet e dëmeve trupore, paaftësisë së përkohshme e të përhershme, ashtu edhe në rastin e humbjes së jetës.

Kjo policë mund të bëhet amortizues i fortë i tronditjes ekonomike që familja pëson.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për punonjësit që punojnë në profesione me ekspozim më të lartë ndaj rrezikut.

Edhe për punëmarrësin, sipërmarrësin, nga ana reputacionale, ofrimi i një mbrojtjeje të tillë shtesë është përfitim reputacional dhe shenjë kujdesi.

Kushton shumë pak dhe sjell përfitime.

Në vend që pas aksidentit të nisë kërkimi për mënyrën se si do të përballohen kostot, një sigurim i përshtatshëm mund të krijojë paraprakisht një mekanizëm financiar për përballimin e një pjese të pasojave.

Nga ana tjetër, ky sigurim, i cili ofron deri në 3 milionë lekë dëmshpërblime për vetëm 15 mijë lekë në vit për paaftësi të plota të përhershme ose vdekje, nuk i referohet vetëm aksidenteve në punë por cilësdo ngjarjeje aksidentale.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat