24.7 C
Tirana
Thursday, September 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCilat janë shtatë rastet e përjashtimit nga mbulimi në sigurim i TPL-së?

Cilat janë shtatë rastet e përjashtimit nga mbulimi në sigurim i TPL-së?

Sigurime. Online do t’ju radhisë rastet që nuk e kanë të drejtën e dëmshpërblimit:

Së pari, drejtuesi i mjetit, shkaktar i aksidentit, përfshirë këtu trashëgimtarët e tij ligjorë dhe të afërmit e tij, për dëme që i shkaktohen këtij drejtuesi, nuk përfitojnë mbulim nga TPL;

Së dyti, çdo bashkudhëtar që ndodhet me vullnetin e tij në mjetin motorik shkaktar të aksidentit, të drejtuar nga një drejtues i paautorizuar, vetëm kur provohet se personi që ndodhet në mjet ishte në dijeni të këtyre rrethanave përjashtohet nga mbulimi i TPL;

Së treti, i përjashtuar nga mbulimi i TPL në rast aksidenti do të jetë çdo bashkudhëtar që ndodhet me vullnetin e tij në një mjet të pasiguruar, shkaktar të aksidentit, kur provohet se personi ishte në dijeni të kësaj rrethane;

Së katërti, personi, i cili ka përvetësuar mjetin motorik në mënyrë të kundërligjshme dhe është dëmtuar gjatë përdorimit të këtij mjeti;

Së pesti, personi i dëmtuar për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë apo pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, për arritjen e shpejtësive mesatarisht të larta ose për t’u stërvitur për gara;

Së gjashti, personi i dëmtuar për shkak të pasojave të energjisë bërthamore gjatë transportit të materialeve radioaktive;

Së shtati, personi i dëmtuar për shkak të veprimeve të luftës, revoltave ose akteve terroriste, me kusht që shoqëria e sigurimit të provojë se dëmi është shkaktuar nga ngjarje të tilla.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat