28.4 C
Tirana
Wednesday, August 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë duhet të dinë qytetarët e Librazhdit dhe Prrenjasit për sigurimin nga...

Çfarë duhet të dinë qytetarët e Librazhdit dhe Prrenjasit për sigurimin nga zjarri?

Dy vatra zjarri vijojnë të mbeten aktive në Qarkun e Elbasanit, një në fshatin Shqiponjë të Njësisë Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas, dhe një tjetër në zonën pyjore të fshatit Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile po vijojnë ndërhyrjen në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa terreni i vështirë malor dhe dendësia e bimësisë e bëjnë më të vështirë operacionin.

Në këto situata, qytetarët duhet të dinë se sigurimi i banesës nga zjarri ofron mbrojtje financiare në rast se një zjarr prek pronën e tyre dhe shkakton dëme materiale. Nëse zjarri ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe dëmi është në përputhje me kushtet e kontratës së sigurimit, kompania e sigurimit kryen dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar.

Nëpërmjet sigurimit të banesës, qytetarët mund të mbrojnë pronën e tyre nga rreziqe të tilla si zjarri, duke transferuar barrën financiare të një dëmi të mundshëm te siguruesi.

Për shembull, në SIGAL, një mbulim deri në 10 milionë lekë për sigurimin e banesës mund të përfitohet me një prim vjetor prej rreth 5 mijë lekësh. Kjo do të thotë se, në rast të një dëmi të mbuluar nga kontrata dhe nëse banesa dëmtohet rëndë nga zjarri, dëmshpërblimi mund të arrijë deri në kufirin e siguruar, sipas kushteve të kontratës.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), SIGAL zë një pjesë të konsiderueshme të tregut të sigurimeve të pronës, duke përballuar më shumë se një të tretën e dëmshpërblimeve të paguara në këtë kategori nga industria e sigurimeve në Shqipëri, ku operojnë tetë kompani sigurimi.

Sigurimi i pronës është një mënyrë për të reduktuar pasojat financiare të ngjarjeve të paparashikuara dhe për të garantuar një mbështetje ekonomike në rast dëmesh nga zjarri apo rreziqe të tjera të mbuluara nga kontrata.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat