23.4 C
Tirana
Thursday, November 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBuxheti i MM rritet me 39%, programi buxhetor për emergjencat civile vetëm...

Buxheti i MM rritet me 39%, programi buxhetor për emergjencat civile vetëm 2.12%

Programi buxhetor “Emergjencat Civile”, i përfshirë në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, parashikon një financim të përgjithshëm prej 5,291,955,000 lekësh, ose rreth 5.29 miliardë lekë përsa i takon vitit 2027.

Në raport me totalin prej 76,613,080,000 lekësh të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, të paraqitur në tabelën buxhetore shoqëruese të projektbuxhetit 2027, programi buxhetor i parashikuar për emergjencat civile zë rreth 6.91% të buxhetit të ministrisë.

Emergjencë civile

“Emergjencë civile” ёshtё situata e papritur me pasoja negative për komunitetin dhe që
cenon sigurinë e tij, e cila shkaktohet nga fatkeqësitë që sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

“Fatkeqësi” ёshtё ndërprerja serioze e çfarëdolloj shkalle e funksionimit të një
komuniteti ose shoqërie për shkak të ngjarjeve të rrezikshme që ndërveprojnë me kushtet e ekspozimit, cenueshmërisë dhe kapacitetit përballues, duke çuar në humbje të mundshme njerëzore, materiale, ekonomike dhe mjedisore.

“Fatkeqësi natyrore” janё fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që
lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe në det, zjarret masive në pyje, sëmundjet infektive masive dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

“Fatkeqësi të tjera” janё aksidentet teknologjike, rrugore, hekurudhore, detare, ajrore, si
dhe zjarret, rrëzimet e digave, aksidentet bërthamore ekologjike ose industriale dhe aksidente të tjera të shkaktuara nga veprimi njerëzor, lufta ose gjendja emergjente, përdorimi i armëve dhe mjeteve të shkatërrimit në masë, sulmet terroriste, si dhe lloje të tjera të dhunës masive.

Emergjencat civile, sipas ligjit përkatës, kategorizohen në:

A. emergjenca civile vendore, që vijnë si pasojë e fatkeqësive që ndodhin në një bashki
dhe mund të përballohen me anë të veprimeve të strukturave kompetente të saj;

B. emergjenca civile rajonale, që vijnë si pasojë e fatkeqësive që ndodhin në më shumë se një bashki që, për shkak të natyrës, shkallës dhe shtrirjes së tyre, kërkojnë ndërhyrjen e koordinuar të disa bashkive ose qarqeve;

C. emergjenca civile kombëtare, që vijnë si pasojë e fatkeqësive që, për shkak të
intensitetit, të shkallës dhe të shtrirjes së tyre, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të të gjitha institucioneve të mbrojtjes civile, qendrore e vendore, edhe me masa të jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme.

Ndryshimi për vitin 2027

55,248,380,000 lekës ishte buxheti i MM vitin e shkuar, nga i cili projekti buxhetor për emergjencat civile ishte 5,182,050,000 lekë.

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon një rritje prej 38.67% të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili arrin në 76.61 miliardë lekë, nga 55.24 miliardë lekë një vit më parë. Megjithatë, kjo rritje nuk reflektohet proporcionalisht te programi buxhetor “Emergjencat Civile”. Financimi për këtë program rritet me vetëm 109.9 milionë lekë, ose 2.12%, duke arritur në 5.29 miliardë lekë.

Si pasojë, pesha e Emergjencave Civile në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes bie nga 9.38% në vitin 2026 në 6.91% në vitin 2027. Pra, pavarësisht rritjes nominale të financimit, emergjencat civile marrin një pjesë dukshëm më të vogël të buxhetit të ministrisë.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes rritet me gati 39%, ndërsa ai për Emergjencat Civile vetëm me 2.12%

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat