24.7 C
Tirana
Thursday, September 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBie ashensori në Rusi: Çfarë duhet ditur nga sigurimet nëse një ngjarje...

Bie ashensori në Rusi: Çfarë duhet ditur nga sigurimet nëse një ngjarje e tillë ndodh në Shqipëri?

Le të marrim një rast hipotetik: një incident me ashensor, i ngjashëm me një ngjarjen e raportuar në Rusi, ndodh në një pallat në Tiranë dhe shkakton dëmtimin e një banori.

Përcaktimi i përgjegjësisë bëhet nga organet kompetente, mbi bazën e ekspertizave dhe rrethanave konkrete të ngjarjes.

Po çfarë mund të thuhet paraprakisht nga perspektiva e sigurimeve?

Në varësi të shkakut të përcaktuar, mund të aktivizohen dy lloje sigurimesh:

Përgjegjësia e Produktit dhe Përgjegjësia Publike.

Kur aktivizohet Përgjegjësia e Produktit?

Nëse ekspertiza përcakton se dëmi është shkaktuar nga një defekt i vetë ashensorit, përgjegjësia mund të lidhet me prodhuesin, shitësin ose subjektin përkatës në zinxhirin e produktit.

Në këtë rast, Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit krijon mbulim për kërkesat për dëmshpërblim që lindin nga dëmi i shkaktuar prej produktit, sipas kushteve dhe kufijve të policës.

Ky është një nga funksionet kryesore të këtij sigurimi: të mbrojë financiarisht subjektin që vendos një produkt në treg dhe që mund të përballet me një kërkesë për dëmshpërblim për shkak të tij.

Si rregull, në vendet perëndimore, instalimi i shërbimit ashensor shoqërohet me përgjegjësinë e produktit.

Po nëse problemi lidhet me mirëmbajtjen ose administrimin?

Ligji nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa” i ngarkon administratorit/shoqërisë administruese detyra që përfshijnë mirëmbajtjen, riparimet dhe kontrollet periodike të objekteve dhe sistemeve të përbashkëta, ndër të cilat përmenden shprehimisht edhe ashensorët.

Nëse në rastin hipotetik përgjegjësia lidhet me aktivitetin e administrimit, mirëmbajtjes ose një detyrim të administratorit, Sigurimi i Përgjegjësisë Publike mund të krijojë mbulim për dëmin, sipas kushteve të policës.

Kështu, i njëjti incident mund të na tregojë qartë ndryshimin mes dy mbulimeve: atij mes defektit të produktit, në rastin konkret është kompania prodhuese ose instaluese që duhet të blejë sigurimin e përgjegjësisë së produktit. Nga ana tjetër, problematika mund të ketë ardhur si pasojë e mirëmbajtjes së munguar.

Përgjegjësia e lidhur me aktivitetin e administrimit/mirëmbajtjes, e njohur ndryshe si përgjegjësia publike, i takon administratorit të pajtojë një policë të tillë.

Nëse ngjarja lidhet me mënyrën e përdorimit të ashensorit, për shembull tejkalimin e kapacitetit maksimal të përcaktuar nga prodhuesi, kjo rrethanë vlerësohet gjatë përcaktimit të shkakut dhe përgjegjësisë.

E rëndësishme është të kuptohet se sigurimi nuk përcakton fajësinë. Ai aktivizohet kur përgjegjësia dhe ngjarja përputhen me kushtet e kontratës së sigurimit.

Prandaj, për prodhuesit, shitësit, kompanitë e mirëmbajtjes dhe administratorët e ndërtesave, sigurimi i përgjegjësisë është një mekanizëm konkret për të menaxhuar pasojat financiare të një ngjarjeje që mund të ndodhë në çdo moment.

Çmimi i sigurimit të përgjegjësisë publike të një ashensori

SIGAL INSURANCE GROUP i ofron të dy këto lloj produktesh sigurimi. Nëse një ashensor është produkt i ideuar për 10 persona, mënyra se si kalkulohet mbulimi në sigurim është përllogaritja e 0.4% shumëzim 10 persona kapaciteti i mbajtjes dhe shumëzim 25 mije euro minimum si limit pergjegjesie per person,  0.4% e limitit te pergjegjesise. Zakonisht limiti kalkulohet (numri i personave qe mban max ashensori x25,000€), 500 euro në vit për një ashensor 10-vendësh.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat