23.4 C
Tirana
Thursday, November 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetArditi i së Dielës Shqiptare prezanton produktin ekskluziv të SIGAL, Jetë Plus

Arditi i së Dielës Shqiptare prezanton produktin ekskluziv të SIGAL, Jetë Plus

Në spektaklin e kësaj të diele, me të drejtë z. Ardit Gjebrea, në emisionin e tij “E diela shqiptare” solli në vëmendje se në kohët e mjekësisë moderne, edhe sëmundjet më të komplikuara po mjekohen me sukses të plotë.

Ky fakt u mbështet mbi statistika të pakundërshtueshme, ku veçohet se 90% e të diagnostifikuarve me shumicën e tumoreve të zbuluara, kanë arritur të mbijetojnë një periudhe mbi 10 vjeçare nga momenti i dagnostifikimit. Po ashtu, edhe e dhëna se 70 % e te kuruarve kanë vazhduar normalisht ritmin e jetës është domethënëse.

Mirëpo krahas progresit të mjekësisë janë rritur edhe shpenzimet për kurimin e sëmundjeve. Kostoja mesatare e rikuperimit nga kanceri është e ndjeshme për xhepin e pacientëve. Në mesatare, shifra vjetore e shpenzimeve i tejkalon 10 mijë Eurot. Pikërisht në këtë pikë z. Ardit Gjebrea prezantoi JETË PLUS si produktin që adreson këto vështirësi e pamundësi të deritanishme.

“Kudo në botë sistemi i sigurimeve është mbuluesi kryesor i shpenzimeve të kurimit të këtyre sëmundjeve. Edhe në Shqipëri, Kompania SIGAL ka krijuar paketën Jetë+ të dedikuar sëmundjes së shekullit. Me vetëm 50 Euro në vit, pacienti mund të përfitojë në mënyrë të menëjhershme, në rast diagnostifikimi pozitiv, shumën 10,000 Euro në dorë. Pra vetëm me një shpenzim prej 4 Euro në muaj pacienti do të rimbursohet menjëherë me 10 mijë Euro.

Për ata që duan të kenë përfitime në shuma të mëdha, mbulim në spitalet më të mira të Evropës dhe pa kufinj financiarë, deri në 1 milionë Euro, sigurimi vjetor kushton 200 deri 300 euro Euro. Ose 20 Euro në muaj. Mos mendoni për shpenzimet finaciare pas diagnostifikimit sepse atehere është vone, Nuk e ndjell semundjen nëse sigurohesh por vetëm e parandalon dhe kuron kur ajo te sulmon.

SIGAL, garancia e shëndetit tuaj”, ishte ky apeli i z. Gjebrea në emisionin e kësaj të diele.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat