Një aksident i shumëfishtë, me disa përplasje njëkohësisht, ka ndodhur në Unazën e Madhe, pranë Freskut, në Tiranë.
Sigurime.Online nuk merr përsipër interpretimin dhe as verdiktin përfundimtar të rrethanave të aksidentit, pasi këto janë kompetencë e hetimit në vendngjarje.
Paraprakisht, ne po përpiqemi të përshkruajmë vetëm sigurimet që aktivizohen. Nëse të përfshirët në aksident i kanë blerë këto sigurime, ato do t’i mbulonin dëmet, materiale ose shëndetësore, dhe vlerën monetare të rikuperimit të tyre do ta barte siguruesi.
Sigurimi TPL i mjetit fajtor aktivizohet për të mbuluar dëmet ndaj palëve të treta. Limiti maksimal i mbulimit të dëmeve materiale për një autoveturë është afërsisht 750 mijë euro. Ky sigurim mbulon edhe dëmet shëndetësore të pasagjerëve të mjetit fajtor, të drejtuesve dhe pasagjerëve të mjeteve të tjera, si dhe të këmbësorëve ose kalimtarëve të rastit.
Sigurimi nga aksidentet personale do t’i mbulonte dëmet shëndetësore të drejtuesit shkaktar. Sigurimi KASKO do t’i rikuperonte dëmet materiale të mjetit shkaktar të aksidentit deri në masën e caktuar në kontratë.
Meqenëse aksidenti ka ndodhur mes mjeteve në lëvizje dhe në rrugë automobilistike, mund të aktivizohej edhe sigurimi MINIKASKO, me dallimin që limiti i mbulimit të dëmeve materiale në mjetin e siguruar është 10k euro.
Një tjetër sigurim, që mund t’i ndihmonte shumë mjetet e dëmtuara për t’i larguar nga vendngjarja e aksidentit drejt serviseve më të afërta, apo kudo të përcaktohej në kontratë me kërkesën e të siguruarit do të ishte edhe AUTOSOS.
Kjo do të thotë se me një shqyrtim të shpejtë të aksidentit, me TPL-në e mjetit shkaktar, me KASKO ose MINIKASKO të mjetit shkaktar, me sigurim shëndeti nga aksidentet të drejtuesit të automjetit, me AUTOSOS të mjeteve të tjera, kostoja e dëmeve materiale dhe shëndetësore në vendngjarje, në nivelin e përcaktuar në kontratat gjegjëse, do t’u transferohej në masën më të madhe sigurimeve dhe jo të përfshirëve në aksident.




