Një aksident rrugor ndodhi sot në aksin Fier-Lushnje.
Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin dhe nga përplasja e fortë përfunduan në kanalet anësore të rrugës.
Katër të lënduar u regjistruan nga aksidenti në fshatit Vajkan.
Sigurime.Online u uron shërim të shpejtë secilit prej të përfshirëve në këtë aksident.
Sigurime.Online nuk synon të gjykojë fajësinë apo rrethanat, ky vlerësim është ekskluzivitet i organeve përkatëse.
Sigurimet do të analizojë, vetëm për efekt ilustrues, se si aktivizohen në varësi të rrethanave të ngjarjes përgjegjësitë e përcaktuara dhe llojet e mbulimit të kontraktuar.
Në rast se njëri prej mjeteve rezulton përgjegjës për shkaktimin e aksidentit, sigurimi i detyrueshëm TPL i këtij mjeti aktivizohet për mbulimin e dëmeve që u shkaktohen palëve të treta.
Deri në 700 mijë dëme materiale dhe jomateriale mbulon sigurimi TPL i një autoveture.
Në rastin konkret, nga aksidenti i Vajkanit, kjo do të thotë se mund të mbulohen:
- dëmet materiale të mjetit joshkaktar;
- dëmet për drejtuesin e mjetit joshkaktar;
- dëmet për pasagjerët e mjetit joshkaktar;
- dëmet për pasagjerët që ndodheshin në mjetin shkaktar, sipas kushteve dhe kuadrit ligjor të sigurimit TPL.
Në një përplasje mes dy mjeteve që janë në lëvizje në një rrugë automobilistike, nëse plotësohen kushtet e mbulimit, mund të aktivizohet edhe MINIKASKO.
Nuk kemi informacion nëse mjeti shkaktar ka patur MINIKASKO. MINIKASKO-ja është një sigurim vullnetar që mbulon dëmet materiale të mjetit edhe kur drejtuesi i tij rezulton shkaktar i aksidentit, deri në një kufi të përcaktuar mbulimi, afërsisht 10 mijë euro për vetëm 40 euro çmim sigurimi.
Për rastet kur mjeti pëson dëmtime dhe duhet transportuar pas aksidentit, një shërbim asistence si AUTOSOS mund të ndihmonte të dy automjetet me transportimin e automjeteve drejt serviseve më të afërta, duke shmangur kostot e papritura e të padëshiruara për drejtuesit.
Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me vetë drejtuesin e mjetit shkaktar. TPL nuk është një sigurim për dëmet personale të tij. Nëse ai pëson dëmtime shëndetësore në aksident, shpenzimet e trajtimit të tij nuk mbulohen nga sigurimi i përgjegjësisë ndaj të tretëve. Për këtë situatë nevojitet një sigurim aksidentesh personale, i cili siguron mbrojtje financiare për drejtuesin në rast dëmtimi trupor.
Paketa e plotë e mbrojtjes për një drejtues automjeti mund të përfshijë:
- TPL, për dëmet që u shkaktohen të tretëve;
- MINIKASKO, për dëmet materiale të vetë mjetit edhe kur drejtuesi është shkaktar;
- AUTOSOS, për asistencë dhe transport të mjetit pas një defekti apo aksidenti;
- Sigurim aksidentesh personale – për mbrojtjen e drejtuesit dhe familjes së tij në rast dëmtimi.
Një aksident tregon se sigurimi nuk lidhet vetëm me përgjegjësinë ndaj të tjerëve, por edhe me mbrojtjen financiare të vetë drejtuesit dhe automjetit të tij.




