24.7 C
Tirana
Thursday, September 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti në Berat, çfarë duhet të dini për TPL-në kur dëmtohen këmbësorët?

Aksidenti në Berat, çfarë duhet të dini për TPL-në kur dëmtohen këmbësorët?

Një aksident në qendër të Beratit, në zonën e “Urës së Varur”, solli në vëmendje edhe një aspekt të rëndësishëm për çdo drejtues automjeti dhe këmbësor: si funksionon sigurimi i detyrueshëm TPL kur një aksident shkakton dëme ndaj personave të tretë, këmbësorë?

Sipas raportimeve të mediave, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy persona të moshuar që ndodheshin në trotuar, ndërsa të dëmtuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sigurime.Online nuk zbardh dhe nuk përcakton dinamikën e aksidentit. Kjo është kompetencë e organeve ligjzbatuese dhe grupit hetimor, të cilët duhet të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Në këtë material, interpretimi bëhet paraprakisht vetëm nga perspektiva e sigurimeve dhe mbi bazën e asaj që është raportuar publikisht nga media të tjera, pa paragjykuar përgjegjësinë e drejtuesit apo përfundimet e hetimit, duke synuar vetëm ndërgjegjësimin e sigurimeve që aktivizohen dhe ofrojnë mbulime përkatëse rast pas rasti.

Çfarë ndodh me TPL-në kur dëmtohet një këmbësor?

Sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, ose TPL, nuk kufizohet vetëm te dëmet që një automjet mund t’i shkaktojë një automjeti tjetër.

Kontrata mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës që mund t’u shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe përdoruesve të mjeteve jomotorike që lëvizin në rrugë.

Nëse nga hetimi dhe dokumentacioni përkatës rezulton se dy personat janë dëmtuar si pasojë e përdorimit të një automjeti, përgjegjësia për dëmin mund të trajtohet në kuadër të sigurimit TPL, sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar nga legjislacioni.

Çfarë përfshin dëmi ndaj personit?

Në kuptimin e sigurimit të detyrueshëm, dëmi ndaj personit lidhet me pasojat që vijnë nga vdekja, dëmtimet trupore ose përkeqësimi i shëndetit të palës së dëmtuar.

Kështu që, personat e dëmtuar konsiderohen palë e tretë dhe mund të jenë subjekt i mbulimit të sigurimit TPL, kur plotësohen kushtet ligjore.

Pala e dëmtuar duhet të njoftojë sa më shpejt shoqërinë e sigurimit përgjegjëse dhe të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim, së bashku me dokumentacionin përkatës.

Për dëmet ndaj personit, shoqëria e sigurimit trajton kërkesën dhe njofton palën e dëmtuar për masën e dëmshpërblimit ose për refuzimin e saj brenda afateve të përcaktuara nga ligji.

Në rast se shkaktari i aksidentit është i pasiguruar ose i paidentifikuar, ekzistojnë gjithashtu procedura të posaçme për trajtimin e dëmit të pësuar nga pala e dëmtuar.

TPL-ja është mekanizmi që synon të garantojë mbrojtjen e palëve të treta të dëmtuara nga përdorimi i një automjeti. Dhe kjo mbrojtje përfshin edhe këmbësorët.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat