28.4 C
Tirana
Wednesday, August 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAksidenti me dy mjete në aksin Peqin–Elbasan: si funksionojnë sigurimet në raste...

Aksidenti me dy mjete në aksin Peqin–Elbasan: si funksionojnë sigurimet në raste të tilla

Një tjetër aksident ka ndodhur dje në aksin Peqin–Elbasan. Dy automjete u përplasen me njera-tjetrën.

Nga perspektiva e sigurimeve duhet të sqarojmë se ne nuk interpretojmë rrethanat e ngjarjes dhe as nuk përcaktojmë fajësinë e palëve të përfshira.

Vlerësimi i përgjegjësisë bëhet nga autoritetet përkatëse. Qëllimi ynë është vetëm të japim një vlerësim paraprak se si mund të aktivizohen mbulimet e sigurimit në varësi të skenarëve të mundshëm.

Në rast se njëri prej mjeteve rezulton përgjegjës për shkaktimin e aksidentit, atëherë sigurimi i detyrueshëm TPL (Përgjegjësia ndaj Palëve të Treta) i këtij mjeti është ai që merr përsipër dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara ndaj të tretëve.

Sigurimi TPL i një autoveture mbulon përgjegjësi deri në 700 mijë euro.

Këtu, duke iu referuar aksidentit konkret në aksin Peqin-Elbasan, përfshihen:

  • dëmet materiale në mjetin tjetër të përfshirë në aksident;
  • dëmet në infrastrukturën rrugore, nëse ka të tilla;
  • dëmet shëndetësore të drejtuesit të mjetit tjetër;
  • dëmet shëndetësore të pasagjerëve të mjetit tjetër, nëse ka pasur;
  • dëmet shëndetësore të pasagjerëve që udhëtonin në mjetin shkaktar
  • dëmet materiale ndaj bizneseve pranë vendngjarjes, nëse ka pasur.

Sigurimi nga aksidentet, për drejtuesin shkaktar

Një pikë e rëndësishme është se TPL nuk mbulon dëmet shëndetësore të vetë drejtuesit të mjetit që konsiderohet shkaktar i aksidentit.

Për këtë arsye, një mbrojtje shtesë do të ishte një sigurim individual nga aksidentet, i cili mund të merret edhe bashkë me TPL. Për shembull, me një prim rreth 1 mijë lekë te SIGAL, një sigurim i tillë mund të ofrojë mbulim deri në 100 mijë lekë për shpenzime spitalore, në varësi të kushteve të policës.

Ky çmim primi ofrohet nëse sigurimin TPL e bën në SIGAL.

Sigurimi MINIKASKO

Sa i përket dëmeve materiale në vetë mjetin shkaktar, ato nuk mbulohen nga TPL, pasi ky sigurim mbron palët e treta. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë një mbulim të veçantë për dëmet e automjetit të tij.

Në raste si ky, kur bëhet fjalë për një përplasje mjet me mjet, në lëvizje dhe në një aks rrugor automobilistik, një nga zgjidhjet e sigurimit për dëmet materiale të mjetit është MINIKASKO.

Ky produkt mund të mbulojë deri në 10 mijë euro dëme materiale në mjetin e siguruar për këtë dinamikë aksidenti, sipas kushteve të kontratës së sigurimit, me vetëm 4 mijë lekë në vit sigurim.

SIGAL INSURANCE GROUP 

Në një aksident rrugor, mbrojtja ndahet në disa nivele: TPL mbron dëmet ndaj të tretëve, sigurimi nga aksidentet mbron shëndetin e drejtuesit të mjetit, ndërsa një produkt si MINIKASKO mund të mbrojë vetë automjetin nga dëmet materiale.

Më shumë se sa 1 në 4 dëme të paguara në sigurimet motorike nga industria e sigurimeve në vend paguhet nga SIGAL Insurance Group.

Në segmentin e jo-jetës, në sigurimet motorike, operojnë 8 kompani, por SIGAL paguan 25.06% të totalit të dëmeve të paguara nga industria, konkretisht 917.3 milionë lekë, në raport me 3.656 miliardë që paguan e gjithë industria. Shifrat janë të dhëna zyrtare nga raporti 6-mujor i AMF për sigurimet motorike.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat