Më 28 tetor 2026, Spanja u godit nga një tjetër aksident hekurudhor me pasoja katastrofike. Një tren i shpejtësisë së lartë i operuar nga Renfe u përplas me një tren të kompanisë private Iryo, pranë Urda-s, në provincën e Toledos.
Sipas raportimeve numri i viktimave arriti të paktën në 68, ndërsa dhjetëra persona u plagosën. Shkaqet dhe përgjegjësitë përfundimtare mbeten objekt hetimi.
Sipas informacionit zyrtar të publikuar nga Renfe, operatorit publik spanjoll të hekurudhave, pas aksidentit tragjik, mësohet se siguruesi Everest mbulon sigurimin e detyrueshëm të aksidenteve të udhëtarëve.
Sigurimet e para që aktivizohen në këto raste:
- Sigurimi i përgjegjësisë civile
- Sigurimi i pasagjerit nga aksidentet
Një historik i aktivizimit të sigurimeve
Po t’i referohem The Insurer, më 28 tetor 2026, QBE Europe është siguruesi kryesor i përgjegjësisë civile të Renfe-s, me një franshizë prej 1.5 milionë eurosh.
Kjo është shuma që, sipas kushteve të policës, mbetet fillimisht në ngarkim të të siguruarit përpara se të aktivizohet mbulimi i siguruesit.
Aksidenti vjen vetëm rreth nëntë muaj pas tragjedisë së Adamuzit, më 18 janar 2026, ku humbën jetën 46 persona, sipas raportimeve të mëvonshme.
Të dyja ngjarjet përfshijnë të njëjtët operatorë hekurudhorë dhe të njëjtën linjë të shpejtësisë së lartë.
Pas aksidentit të Adamuzit, atëherë qeveria spanjolle njoftoi një paketë kompensimi prej 20 milionë eurosh.
Familjet e personave që humbën jetën përfituan gjithsej 216.000 euro për çdo viktimë, të ndara në tri pjesë:
1. 72 mijë euro nga ndihma shtetërore e përjashtuar nga tatimi;
2. 72 mijë euro parapagesë e sigurimit;
3. 72 mijë euro sipas skemës së sigurimit të udhëtarëve.
Për të plagosurit u paguan nga 2.400 deri në 84.000 euro, në varësi të dëmtimeve dhe kritereve përkatëse.
Precenti i mëhershme me trenin Alvia
Spanja edhe më herët ka patur histori tragjike në komunikacionin hekurudhor. Aksidenti i trenit Alvia në Santiago de Compostela, më 24 korrik 2013, është një tjetër rast domethënës.
Aty humbën jetën 80 persona. Në atë kohë, sigurimi i detyrueshëm i udhëtarëve i Renfe-s mbulohej nga Allianz, ndërsa QBE siguronte përgjegjësinë civile të operatorit. Sipas raportimit të RTVE-së asokohe sigurimi i detyrueshëm parashikonte 60.000 euro për çdo viktimë, ndërsa për të plagosurit pagesat varionin nga 1.500 deri në 70.000 euro.
Këto ishin vetëm shifrat e përftuara nga aktivizimi i sigurimeve, pa u llogaritur kompensimet dhe ndihmat shtesë nga qeveria e kohës.
Nga ana tjetër, për rastin, QBE njoftoi se deri në korrik 2015 kishte vënë në dispozicion të gjykatës një total prej 14.491.738,04 eurosh si paradhënie për dëmshpërblimet e personave të prekur nga aksidenti. Kjo shumë lidhej me sigurimin e përgjegjësisë civile dhe me pagesat paraprake për të ndihmuar të dëmtuarit.




