28.4 C
Tirana
Tuesday, August 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet në punë mund të kthehen në tragjedi financiare, sigurimi i tyre...

Aksidentet në punë mund të kthehen në tragjedi financiare, sigurimi i tyre e amortizon këtë rrezik

Humbja e jetës së një minatori në galeritë e Bulqizës është një ngjarje që e thotë me të madhe të vërtetën e saj: disa profesione mbartin risqe të mëdha për jetën.

Kjo është vetëm njera e vërtetë, tjetra është se çfarëdo mase mbrojtëse e parandaluese të merren, ndonjëherë, aksidenti bëhet i pashmangshëm.

Ligji shqiptar dhe rregulloret e sigurisë në punë përcaktojnë qartë detyrimet e punëdhënësit dhe të punëmarrësit për zbatimin e standardeve të mbrojtjes. E megjithatë, edhe kur çdo procedurë respektohet, aksidenti mund të ndodhë. Edhe kur çdo procedurë respektohet, një aksident mund të ndodhë. Pikërisht këtu fillon rëndësia e sigurimit nga aksidentet.

Pasi është marrë çdo masë që të amortizohet fizikisht aksidenti fizik, duhet marrë çdo masë që edhe financiarisht ky aksident të amortizohet, sepse një aksident në punë nuk sjell vetëm pasoja fizike apo humbjen e jetës. Ai krijon një barrë të rëndë psikologjike për familjen, por shpesh edhe pasoja të menjëhershme ekonomike. Humbja e një familjari nënkupton edhe humbjen e kontribuesit ekonomik në familje.

Humbja e të ardhurave, shpenzimet mjekësore, paaftësia e përkohshme ose e përhershme për punë dhe pasiguria financiare mund ta rëndojnë edhe më shumë dramën njerëzore. Dramën psiko-emocionale mund ta kthejnë edhe në dramë financiare.

Sigurimi nga aksidentet është krijuar pikërisht për të zbutur këtë goditje financiare. Ai mund të ofrojë mbulim në rast të:

  • humbjes së jetës si pasojë e një aksidenti;
  • paaftësisë së përhershme;
  • paaftësisë së përkohshme për punë;
  • shpenzimeve mjekësore që lidhen me trajtimin e dëmtimeve aksidentale, sipas kushteve të policës.

Ndërgjegjësimi për sigurimin nuk duhet të kufizohet vetëm te profesionet me rrezik të lartë. Çdo profesion mbart rreziqet e veta. Një aksident mund të ndodhë në një zyrë, gjatë udhëtimit për në punë, në një kantier, në një fabrikë, në një spital apo në një institucion arsimor. Për këtë arsye, sigurimi nga aksidentet duhet parë si pjesë e kulturës së përgjegjësisë personale dhe institucionale.

Në një treg pune modern, investimi në sigurinë e punonjësve nuk përfundon me pajisjet mbrojtëse dhe trajnimin. Ai plotësohet edhe me sigurimin financiar të punëmarrësve dhe familjeve të tyre përballë ngjarjeve të papritura.

Me një sigurim me vetëm 9-18 mijë lekë në vit, në rast paaftësie të plotë të përhershme ose në rast të humbjes së jetës trashëgimtarët ligjorë përfitojnë deri në 5 milionë lekë dëmshpërblime.

Në sigal.al, sigurimi nga aksidentet kryhet online në: https://sigal.al/buy?type=form&product=accident

Sigurime. Online nxit çdo sipërmarrës dhe punëtor, ta materializojnë marrëdhënien e tyre dhe kujdesin për njeri-tjetrin me sigurimet e duhura financiare. Sipërmarrësi dëshmon kujdes dhe besim për punëtorin e tij kur ia siguron atij dhe familjes së tij një sigurim të tillë. Punojësi dëshmon kujdes për veten dhe familjarët e po ashtu një përllogaritje largpamëse të skenareve të vështira. Çdokush duhet ta kërkojë si të drejtë, në çdo profesion. Sepse sigurimi nga aksidentet nuk mbron vetëm nga aksidentet në punë, por nga çdo aksident.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat