20.4 C
Tirana
Thursday, November 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet9-mujori i parë i vitit 2026: SIGAL Kosova dëmshpërbleu 23,221 klientë

9-mujori i parë i vitit 2026: SIGAL Kosova dëmshpërbleu 23,221 klientë

SIGAL Kosova, pak pas kremtimit të 23-vjetorit të themelimit të saj, dallohet, ashtu si edhe në Shqipëri, si një ndër paguesit kryesorë të dëmshpërblimeve në industrinë kosovare të sigurimeve.

SIGAL KOSOVA pagoi 29.28 % të totalit të dëmeve të paguara nga sigurimet e jetës në industrinë e sigurimeve të Kosovës, përkatësisht 40 raste në vlerën 440,057 euro.

SIGAL KOSOVA pagoi 2,3171 raste në vlerën 7,746,823 euro, ose 12.03% të totalit të dëmshpërblimeve që pagoi e gjithë industria me 13 kompania operuese në sigurimet e jojetës.

Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2026 SIGAL dëmshpërbleu 23,221 raste në vlerën 8.186.880 euro, ose 12.42% e totalit të dëmshpërblimeve që industria e sigurimeve të Kosovës, ku operojnë 13 kompani jojete dhe 2 në jetë, u pagoi qytetarëve për 9 muajt e parë të vitit 2026.

Industria e sigurimeve në Kosovë

65.92 milionë euro dëme të paguara nga industria e sigurimeve të Kosovës për 9-mujorin e parë të vitit 2026, sipas raportit të BQK.

Nga këto, 1.5 milionë euro u paguan për sigurime të jetës, 64.42 milionë euro u paguan në sigurime të jojetës.

175,266 raste përfituan dëmshpërblime nga industria kosovare e sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat