13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet15 gola në 5 ndeshjet e javës së pestë të kampionatit shqiptar,...

15 gola në 5 ndeshjet e javës së pestë të kampionatit shqiptar, SIGAL sponsor premium: Teuta e Durrësit në krye

15 gola u regjistruan në 5 ndeshjet e javës së pestë të kampionatit shqiptar me SIGAL.

Java ngriti siparin në Shkodër, ku në stadiumin “Loro Boriçi” Teuta arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe me Vllazninë vendase, 0-2.

Ndeshja u luajt nga pozitat e vendit të parë me të fundit në renditje dhe edhe pas mbarimit të lojës pozitat mbetën të njëjtat: Teuta ruajti kreun kurse Vllaznia e Shkodrës radhitet e fundit. Mesoma Umejego shënoi dy herë për durrsakët.

Egnatia dhe Dinamo konfirmohen si ndjekëse, e para duke mbyllur javën me një fitore me Partizanin dhe e dyta duke u konfirmuar pas një fitoreje 3-1 me Laçin.

Vora-Skënderbeu (1-1) dhe Tirana-Elbasani (2-2) u ndanë në barazim.

Renditja pas javës së pestë, ku secila skuadër i ka luajtur të pesë ndeshjet e plota është kjo:

  1. Teuta, 13 pikë
  2. Egnatia, 12 pikë
  3. Dinamo, 12 pikë
  4. Laçi, 7 pikë
  5. Elbasani, 6 pikë
  6. Tirana, 5 pikë
  7. Partizani, 4 pikë
  8. Vora, 4 pikë
  9. Skënderbeu, 3 pikë
  10. Vllaznia, 2 pikë

SIGAL Inusrance Group është sponsor premium i kampionatit vendas të futbollit, si edhe sponsor i kombëtares kuqezi.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat